Nishani: Të tri pushtetet të respektojnë njëri-tjetrin. KLD i pazëvendësueshëm

Nishani: Të tri pushtetet të respektojnë njëri-tjetrin. KLD i pazëvendësueshëm

49
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha sot në Konferencën e Këshillit Gjyqësor të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar, që po mbahet në Tiranë se roli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është i pazëvëndësueshëm. Këshillin i Lartë i Drejtësisë si një organ kushtetues është i pozicionuar në majën e piramidës organizative të pushtetit gjyqësor. Për të realizuar vetëqeverisjen e gjyqësorit, KLD-ja përbëhet në shumicën e saj nga gjyqtarë, të cilët duke ushtruar funksionet e tyre realizojnë lidhjen e këtij Këshilli me korpusin e gjyqtarëve, tha Nishani. Frymën e korporatës apo vetëqeverisjes në KLD, kushtetutë-bërësi e ka futur me qëllim të caktuar, për ta bërë gjykatën të pavarur nga ndërhyrjet e legjislativit dhe të ekzekutivit, theksoi ai. Por, në një shoqëri demokratike, marrëdhëniet midis autoritetit politik dhe atij gjyqësor jo rrallë krijojnë probleme dhe përplasje. Ato janë akoma më të mprehta dhe krijojnë konflikte në një shoqëri që ndodhet në fillimet e proceseve demokratike apo në tranzicion, u shpreh Presidenti i vendit që njëhkosisht është edhe kryetar i KLD-së. Secili nga këto autoritete siç e thashë dhe më lart, ka pushtetin e vet origjinal dhe në praktikë shpesh është e vështirë të përcaktosh sferat e kompetencave të tyre dhe kufijtë ndarës.
Në vijim Nishani theksoi se parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve si një nga parimet bazë të kushtetutave moderne u jep mundësi tri degëve të qeverisjes (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit) që jo vetëm të respektojnë njëra-tjetrën në ushtrimin e funksioneve të tyre, por edhe të kontrollohen e ndihmohen në mënyrë të ndërsjellë me qëllim funksionimin sa më mirë të qeverisjes së vendit. Ky parim, duke mos qenë qëllim në vetvete ndihmon që pushteti të shpërndahet në disa mbajtës me funksione e detyra të ndryshme për të siguruar reciprocitet dhe respekt për një drejtësi më të madhe dhe korrektesë në ushtrimin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY