Gramos Ruçi gozhdës – Ilir Meta patkoit

Gramos Ruçi gozhdës – Ilir Meta patkoit

64
0
Shares

Çështja Vangjel Dule, në dy ditët e fundit serviret me dy pamje të ndryshme nga dy drejtues të lartë të dy partive më të mëdha të koalicionit mazhoritar.
Për Gramos Ruçin, kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Vangjel Dule ka dalë nga koalicioni.
“Sigurisht ai ëshë sovran si forcë politike më vete, por bëhet fjalë që lëvizjen e tij politike, zoti Dule e ka bërë shumë herët para se zoti Idrizi të zgjidhej nga Parlamenti shqiptar. Pra, në koalicion me ne, gjatë kohës së përgatitjes së zgjedhjeve të 21 qershorit, zoti Dule ka mbajtur qëndrime të njëanshme jashtë atij konteksti për të cilin u krijua ky koalicion”, u shpreh Gramos Ruçi dy ditë më parë te “Studio e Hapur” e Eni Vasilit në TV “Neës 24”.
Por për Ilir Metën, kreun e LSI-së, Vangjel Dule është ende në koalicionin e mazhorancës.
“PBDNJ mendoj se është brenda koalicionit. Shpresoj se zoti Dule ta rishikojë deklaratën e tij. Secili ka vendin e vet”, deklaroi Ilir Meta sonte në studion e emisionit “Top Story” të Sokol Ballës në TV “Top Channel”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY