Avokati i Popullit kundër qeverisë, dërgon në Kushtetuese ligjin për ndërtimet

Avokati i Popullit kundër qeverisë, dërgon në Kushtetuese ligjin për ndërtimet

59
0
Shares

Avokati i Popullit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për ndërtimet duke kërkuar shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të dispozitës ku parashikohet se Ankimi gjyqësor kundër vendimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe atij të njësisë vendore nuk pezullon ekzekutimin e tij. Pra në bazë të kësaj dispozite ligjore, edhe nëse një qytetar çon çështjen në gjyq, IKMT mund të vazhdojë prishjen e ndërtimit pavarësisht se si do të jetë vendimi i drejtësisë.
Në vlerësimin e institucionit të Avokatit të Popullit, kjo dispozitë shkel një sërë të drejtash të njeriut dhe parimesh kushtetuese, dhe më konkretisht:
– Parimin e sigurisë juridike
– Parimin e ligjshmërinë e pritshme
– Të drejtën e sigurisë së banesës, si pjesë e të drejtës për një jetë familjare
– Parimin e mosdiskriminimit
– Parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve
– Parimin e një procesi të rregullt ligjor dhe ankimit efektiv.
Për këto arsye, të detajuara në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Avokati i Popullit ka kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm të kësaj dispozite ligjore, me Kushtetutën, duke qëllimuar kështu respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të shtresave vulnerabël, përmes realizimit të një procesi të rregullt ligjor, sa i takon veprimtarisë që lidhet me objektin e punës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe atij të njësisë vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY