Qeveria punëson 500 tatimorë për fushatë, me kontratë tre mujore

Qeveria punëson 500 tatimorë për fushatë, me kontratë tre mujore

47
0
Shares

Me një vendim të ditëve të fundit qeveria ka vendosur të punësojë 500 punonjës të rinj tatimore me kohë të pjesshme.
Ata do të qëndrojnë të punësuar vetëm për tre muaj “part time” me vetëm katër orë në ditë. Kontrata që qeveria ka lidhur më tatimorët rinj është për periudhën qershor-gusht, masë kjo që më shumë se, në shërbim te rritjes se të ardhurave, ngjan me një koncesion për efekt të fushatës elektorale.
Sipas burimeve të “Monitor” në tatime, punonjësit e rinj janë marrë në punë për inventarizuar gjendjen e bizneseve të vogla kryesisht në Tiranë.
Me një formular të posaçëm ata do të shpërndahen nëpër bizneset e kryeqytetit dhe do të regjistrojnë numrin e punonjësve, NIPT-in, madhësinë e aktivitetit, nisu nga sipërfaqja etj.
Të njëjtët burime shpjegojnë se, ky ekzaminim po bëhet në kuadër të luftës ndaj informalitetit të ndërmarrë kohët e fundit nga qeveria.
Qeveria sqaron se, ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” dhe të nenit 11, të ligjit nr. 160, datë 27.11.2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Financave. Kështu qeveria ka vendosur që numri i punonjësve me kontratë të përkohshme të bëhet 2041 veta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY