Një 14 vjeçar nga Korça i shkruan kryeministrit Edi Rama një letër, pasi i shkarkuan babin nga puna, si mjek, kirurg specialist. Këtë letër, 14 vjeçari ua ka dërguar edhe zevendëskryeministrit Niko Peleshi, dhe ministrit të Shëndetësisë Ilri Beqja.
“Në këtë moshë të vogël po pësoj tronditje të madhe. Kë duhet të vrasë ndërgjegjja për këtë tronditje. Nuk fle natën, hallet e babait nuk kanë të mbaruar. Nuk ka njeri më të ndershëm se babai im. Babai im është kirurg i specializuar. Ai ka sjellë të reja në shkencën e kirurgjisë. Sot në mëngjes ju komunikua prishja e kontratës. Pse duhet të vuaj kaq shumë në këtë moshë unë? Pse heshtni dhe nuk i përgjigjeni letrave të babait tim? Mos lejoni këtë padrejtësi ndaj babait tim. Kjo është paturpësi dhe hakmarrje ndaj familjes sime. Ju lutem shumë, dëgjoni thirrjen e një 14 vjeçari. Kërkoj nga ju një përgjigje sa më shpejt”, shkruan midis të tjerave 14 vjeçari.
Letra e plotë e 14-vjeçarit
Të nderuar Z. Kryeministër Edi Rama Zv. Kryeministër Niko Peleshi, Minister i Shëndetësisë Ilir Beqaj!
Quhem Vangjel Nikolla Nunka, jam 14 vjeç nga Korca. Kam një kohë të gjatë që ndjehem shumë i shqetësuar dhe nuk fle natën për babin tim të dashur sepse nuk kanë të mbaruar hallet dhe shqetësimet e tij.
Babi im është një mjek Kirurg i Specializuar në shumë vende të Botës si Itali, Japoni, Gjermani, Austri, Bullgari etj.
Ai zotëron shumë gjuhë të huaja dhe me pasion të madh dhe sakrifica, ka sjellë të reja të shkencës kirurgjikale wne qytetin tonë.
Nuk e kuptoj pse duhet të vuaje ai kaq shumew???!
Sot në mëngjes ju komunikua nga Drejtoria e Spitalit, prishja e kontratës së punës dhe nxjerrja e tij në mes të katër rrugëve si të papunë.
C’farë paturpësi dhe hakmarrje është kjo ndaj familjes time?
Pse duhet wte vuaj unë kaq shume në këtë moshë të mitur duke e parë cdo minutë dëshpërimin e prindërve të mi të dashur?
Oh sa keq po ndjehem!
Zotërinj Qeveritare, pse heshtni dhe nuk përgjigjeni ndaj letrave të babit tim, duke e lexuar qartë të vërtetën e shprehur në ato letra prej tij. Mos lejoni këtë padrejtësi të turpshme ndaj babait tim, dhe të bëhet shkak i vuajtjeve të pafund të familjes time. Kë duhet të vrasë ndërgjegjia që unë në këtë moshë të vogël të pësoj tronditje kaq të madhe shpirtërore për këtë hakmarrje të shëmtuar që po i bëhet familjes sime të ndershme. Jam shumë i sigurt se nuk ka njeri më të ndershëm se babai im!
Ju lutem shumë të dëgjoni thirrjen e një djali 14 vjec që kërkon nga ju një përgjigje sa më tew shpejtë ndaj letrave që ju ka dërguar babai im dhe zgjidhjen e këtij problemi ai të kthehet në vendin që i takon dhe e meriton si kirurg i nderuar në Spitalin e qytetit të Korwcës. Më besoni, po them të vërtetën dhe ato që ndjej thellë në zemren time.
Me repsekt, Vangjel Nikolla Nunka, Korçë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/