Alibeaj një paketë për fermerët: Vende tregtimi falas, rrugë dhe...

Alibeaj një paketë për fermerët: Vende tregtimi falas, rrugë dhe leje ndërtimi

40
0
Shares

Tregtarë dhe konsumatorë përballen çdo ditë me përkeqësimin ekonomik të jetesës së tyre. Në tregun bujqësor të përjavshëm të Topojës pamë nga afër sesi rënia e fuqisë blerëse dhe taksat e larta, por edhe mungesa e të ardhurave dhe papunësia e bëjnë të pamundur mbijetesën e tregtarëve të vegjël dhe të ekonomisë së brishtë familjare, thotë kandidati për kryetar bashkie në Fier, Enkelejd Alibeaj.
Gjatë takimit Alibeaj u ka premtuar më shumë tregje, punësim,rrugë që fermeri të ketë mundësinë që prodhimin ta marrë nga ara ta çojë në treg apo edhe në tregjet e shumicës në një kohë të shkurtër dhe prodhim të freskët per konsumatorin.
Ulje e taksave, vende tregtimi falas dhe me kushte optimale, nxitje e punësimit , dhënie e lejeve të ndërtimit do të jenë disa nga politikat tona në Bashkinë e re në ndihmë të tregtarëve dhe konsumatorëve, deklaroi Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY