126 dijetarë myslimanë, letër e hapur për ISIS-in. 23 porositë

126 dijetarë myslimanë, letër e hapur për ISIS-in. 23 porositë

54
0
Shares

126 dijetarë myslimanë kanë nënshkruar një letër të hapur për drejtuesit e ISIS, shtetit të vetëshpallur islamik. Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islame, Nihad Awad ka bërë publike letrën e tyre.
Letra vijon si më poshtë :
1- Është e ndaluar në fenë islame të përdoren ajete Kuranore për kauza negative siç është dhuna, vrasja, përhapja e frikës dhe terrorizmit.
2- Është e ndaluar në islam të keqpërdoren ligjet e shkruara
3- Është e ndaluar në Islam të thjeshtëzohen çështjet e Sheriatit dhe të injorohen shkencat islame.
4- Është e ndaluar në islam të ndryshohen ose të keqpërdoren bazat fetare.
5- Është e ndaluar në Islam që të injorohet realiteti i kohës bashkëkohore.
6- Është e ndaluar në Islam vrasja e njerëzve të pafajshëm.
7- Është e ndaluar në Islam të vriten njerëz të huaj që vijnë si mysafirë në një shtet si: ambasadorët dhe diplomatët, prandaj është e ndaluar vrasja e gazetarëve dhe e punëtorëve të ndihmës së shpejtë.
8- Xhihadi në Islam është luftë mbrojtëse. Nuk është e lejuar të luftohet pa një qëllim, të drejtë dhe pa rregullat e duhura të sjelljes.
9- Është e ndaluar në Islam të deklarosh për njerëzit jo fetar se ata janë persona ndaj të cilëve mund të mos kesh besim.
10- Është e ndaluar në Islam dëmtimi ose keqtrajtimi i personave jo myslimanë.
11- Është e detyrueshme në Islam të merren parasysh shkrimet fetare.
12- Është e ndaluar në Islam skllavëria. Tashmë koncepti i skllavërisë është hequr universalisht për të gjithë individët.
13- Është e ndaluar në islam konvertimi me forcë i njerëzve në myslimanë
14- Është e ndaluar në islam që grave t’ju mohohen të drejtat e tyre
15- Është e ndaluar në islam që fëmijëve t’ju mohohen të drejtat e tyre
16- Është e ndaluar në Islam që të miratohen dënime ligjore (hudud) pa ndjekur procedurat e duhura, të cilat sigurojnë drejtësi dhe mëshirë.
17- Është e ndaluar në Islam të torturohen njerëzit.
18- Është e ndaluar në Islam që të dhunohen të vdekurit.
19- Është e ndaluar në Islam që t’i atribuojmë aktet e këqija Zotit.
20- Është e ndaluar në Islam që të shkatërrohen varret dhe faltoret e profetëve.
21- Kryengritja e armatosur është e ndaluar në Islam
22- Është e ndaluar në Islam të deklaruarit e një kalifati pa konsensus nga të gjithë myslimanët.
23- Besnikëria ndaj kombit është e lejuar në islam. (mendimi)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY