Në Sukth, skuadër dhune kundër opozitës. Kush janë dakistët

Në Sukth, skuadër dhune kundër opozitës. Kush janë dakistët

61
0
Shares

Në ambientet ku u zhvillua dy ditë me parë në Sukth aktiviteti i kandidates së PD për Bashkinë Durrës, Grida Duma u sulmuan në mënyrë të dhunshme dy punonjës të Bashkisë Sukth dhe sekretari i seksionit të PD të fshatit Kullë duke i goditur me mjete të forta dhe tytën e pistoletës dhe kërcënuar me jetë nga përfaqesues të shtabit elektoral të Vangjush Dakos në këtë Bashki.
Komunikata e policisë në menyrë të qëllimshme ka gënjyer duke shpallur në kërkim vetëm dy nga autorët që kanë kryer aktin e dhunshëm, thuhet në një deklaratë të nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho. Sipas filmimeve dhe dëshmive të tre të plagosurve tregohet qartë që vec personave që janë shpallur në kërkim, autor kryesor i sulmit të dhunshëm është Berti Hoxha. Në këtë mënyrë policia është bërë pjesë e këtij skenari me qendrimin mbrojtes ndaj autorit kryesor i cili nuk u ndalua megjithe kallzimin e bere dhe deshmite e deshmitareve okulare ne vendngjarje. Dje autoret e ngjarjes moren pjese ne aktivitetet elektorale te Vangjush Dakos ne Bashkine e Sukthit. Trimerimi i tyre dhe mbeshtetja e policise i beri qe gjate marshimit te karvanit te turpit te Dakos neper Sukth te leshonin kercenime ndaj shtabit te PD ne kete qytet. I bejme thirrje policise te heqe dore nga angazhimet politike ne fushaten zgjedhore ne Durres, te kryeje detyren duke mos u bere pale me elemente me lidhje kriminale, deklaroi Spaho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY