Horoskopi 30 maj/ Në vallëzim me Yjet

Horoskopi 30 maj/ Në vallëzim me Yjet

67
0
Shares


Dashi

Planet e tua po fillojnë të bien ndërsa je duke mbledhur informacion rreth vizionit të partnerit tënd për të ardhmen. Si do që të jetë , ju duhet më shumë kohë  që të gjeni të përbashkëtat derisa të detajoni informacionin.
Fatkeqësisht nuk mund t’i përdoresh ato që ke mësuar rreth tij  por ruaji ato për t’i përdoruar më vonë.  Mos vepro parakohe ; dëgjo, vëzhgo dhe thellohu  në perspektivën tënde sa më shumë që të jetë e mundur ndërsa rivlerëson  dinamikën e marrëdhënies. Mos nxito dhe mos u mërzit!

Demi
Mund të gjendesh përballë kërkesës për shpenzime shumë më të larta se sa ato që i kishe parashikuar. Ndoshta për momenti ju mund të ndjeheni i sigurt me gjendjen tuaj monetare por shqetësimet për të ardhmen mund t’ju shqetësojnë tani. Nën ndikimin mahnitës të Hënës tek Akrepi në shtëpinë tuaj mund të vijë dikush që do t’ju ndihmojë për  marrë vendime të zgjuara financiare. Fillo procesin e analizës me kujdes, veçanërisht në se je nervoz për shkak të perspektivës afatgjatë. Rregulli i parë në biznes  të merrni këshilla nga njeri  që keni për zemër.

Binjakët
Ndjeheni nën presionin e dikujt për të zgjedhur një rrugë a tjetrën. Sido që të jetë kjo urgjencë është një iluzion i momentit, kështu që vazhdo të përfshirë sa më shumë të dhëna të reja për të rivlerësuar strategjitë e tua afatgjata. Gjithsesi bëni kujdes që ato që thoni të jenë mbështetur tek ato që dini .Ju do të lini përshtypje të mirë tek te tjetër  nëse i mbani ndjenjat kyçur  deri sa të jeni i sigurt rreth planeve tuaja, Mos lejoni askënd t’ju thotë të kundërtën : ju jeni vërtet zoti i fatit tuaj.

Gaforret
Një cikël i jetës suaj është në përfundim dhe një tjetër sapo ka nisur. Gjithsesi ju do nisni aventurën tuaj të re sapo të përfundoni atë që kishit më parë. Rishikoji eksperiencat e tua për të kuptuar çfarë do të mbartësh në të ardhmen. Ju kemi mundësi të shprehni se çfarë keni për zemër sot ; gjithsesi reflekto rreth qëllimeve të tua përpara se të thuash ndonjë gjë që do të tërheq vëmendjen e dikujt. Për ty është esenciale të thuash të vërtetën për ëndrrat e tua.

Luani
Natyra juaj vetëbesuese zakonisht ju jep fuqi të lundroni përmes situatave të vështira. Nuk është se ju i keni të gjitha përgjigjet; por ju jeni i aftë të ktheni malet në kodra  në se doni.  Sido që të jetë ju mund të keni nevojë për ndihmë tani, që Merkuri është interaktiv  me Diellin.
Fatkeqësisht tendenca juaj  për t’ia dalë , më shumë se sa për t’u ankuar  do ti ç’orientoj njerëzit duke menduar se jeni mirë me veten tuaj. Pranimi i limiteve nga ana juaj është hapi i parë drejt suksesit.
Miqtë tuaj të ngushtë do të jenë të lumtur  t’ju ndihmojnë në se ju thjesht lini mënjanë krenarinë.

Virgjëresha
Ju keni mundësi me bollëk tani  që Dielli dhe Mërkuri janë të lidhur dhe po ndriçojnë jetën tuaj publike.
Por mos u  mashtroni  për të ndarë  të ardhmen tuaj sot, pasi  ju ka të ngjarë të ndryshoni mendjen  më shumë se një herë. Në vend që të  theksoni ambivalenten tuaj, keni ende  kohë shtesë në dispozicionin tuaj për të gjetur një përgjigje. JU keni hapësirën e nevojshme  për të shqyrtuar të gjitha alternativat që më parë  nuk i kishit imagjinuar.

Peshorja
Çështje të hollash janë në mendjen tuaj sot si rrjedhojë e provokimeve të  Akrepit që ndërhyn në planetin Hëna. Ndoshta dikush ju ka borxh para ose ndoshta ju në diskutim të një marrëveshjeje financiare me një ekspert të besuar. Merrni në shqyrtim situatën tuaj ekonomike dhe bëni ndryshimet e nevojshme .
Duke e ditur saktësisht se çfarë po ju ndodh në këtë moment ju mund  ndryshoni planet tuaja për rezultate më të mira.

Akrepi
Zakonisht  i fsheh emocionet por sot ndjenjat e tua janë transparente për këdo. Për fat të keq, të mungon humori për të përfshirë të tjerët në ndjenjat e tua  dhe të çon drejt mohimit të realitetit. Por vetëm se ju jeni plotësisht i aftë të vet trajtosh problemet e tuaja kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllesh. Ndarja  e së vërtetës me të tjetër të  redukton angështinë  dhe do të përmirësojë dinamikën e përgjithshme ndërpersonale.

Shigjetari
Jeta juaj do të behet më thjeshtë në se të gjithë rreth teje do pushojnë së ndërruari mendje. Duket sikur të tjerët një moment ju tregojnë çfarë duan, pastaj thonë diçka krejt ndryshe. Megjithatë, ndoshta  ata do  jenë të qëndrueshme në  se do dinë çfarë  duan. Frymëzoi ata rreth jush që të jenë më qartë në atë që duan.

Bricjapi
Mërkuri ka hyrë në rutinën tuaj duke ju ç’rregulluar oraret. Do pyesni vetën se kur jeta juaj e përditshme do të qetësohet dhe do të kthehet në vijë normale. Surpriza  do vijnë në rrugën tuaj, njerëz të irrituar do t’ju ngarkojnë detyrat e tyre sot. Shmangni marrjen e përgjegjësive të cilat nuk janë tuajat; leri të tjerët të kujdesen për problemet e tyre personale. Mos  humbni kohë duke u përpjekur për të ndryshuar gjërat që ju nuk mund të kontrolloni. Ju  keni jetën tuaj për të çuar para .

Ujori
Keni mjaft projekte në proces edhe në perspektivë disa të tjera. Mars i zjarrtë, Diellin i shkëlqyer e Mërkuri i zgjuar trokasin sot në derën tuaj
të krijimtarisë. Për fat të mirë, ju mund të bëni përparim të konsiderueshëm në se  e përdorini këtë energji kozmike pa u tërhequr nga rruga e nisur. Mos u merr  me axhendën e dikujt tjetër; tani për tani, rri mëndje  hapur-pa bërë ndonjë premtim që ju nuk mund ta mbani.

Peshqit
Nga e gjithë zhurma e ndërlikuar zgjidh mendimet më praktike. Merkuri  lidhet me diellin dhe e bën gjithçka edhe  më të komplikuar. Sot të gjithë duket se kanë dëshirë të kundërshtojnë. Megjithatë, ju ende mund mblidhni këshilla të mira dhe  të kthjelloni mendimet . Fatmirësisht, ju do të fitoni qartësi. Tani për tani, vazhdoni të vlerësoni të mirat dhe të këqijat e çdo ideje alternative. Edhe pse kjo është një pikë kthese në procesin e planifikimit tuaj, ka ende disa rishikime për t’u ndjekur. Fleksibiliteti është bileta juaj e suksesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY