IKMT ribllokon punimet te diga e Liqenit Artificial

IKMT ribllokon punimet te diga e Liqenit Artificial

58
0
Shares

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka ribllokuar paraditen e së shtunës punimet për bllokun e pallateve pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas IKMT-së, firma ndërtuese nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.
Kreu i IKMT-së, Dallandyshe Bici deklaroi se punimet duhet të ndërpriteshin pas vendimit të gjykatë.
Më herët, Gjykata Administrative e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e firmës “Gener 2”, që po ndërton pallatet tek Diga e Liqenit në Tiranë, për të shpallur të paligjshëm vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor, që vendosi ndërprerjen e punimeve në këtë kantier. Me këtë vendim, puna në kantier do të pezullohet dhe parku do t’u rikthehet sërish qytetarëve.
Më 14 janar të këtij viti, kreu i IKMT, nëpërmjet një urdhri, shpalli të pavlefshëm vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, të kompanisë ndërtuese “Gener 2” sh.p.k. Fakti që këto ndërtime do të kryheshin në zonën e Parkut të Madh të Tiranës dhe shumë pranë Digës së Liqenit, shkaktoi një debat të madh publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY