Vrasja e trefishtë te Shkencat, Krimet e Rënda “arrest në burg” edhe...

Vrasja e trefishtë te Shkencat, Krimet e Rënda “arrest në burg” edhe për dy vëllezërit Doçi

147
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg sot edhe Markelian e Klevis Doçin.
Prokuroria e cilësoi vrasje për hakmarrje, atë të tre ditëve m parë, ndaj edhe kërkoi masën  e sigurisë “arrest në burg”.
klevis dociSipas prokurorisë, përplasja me armë ndodhi për hakmarrje, pasi Besnik Sulku ka dashur të vrasë Mentor Lufin në shenjë hakmarrje për ekzekutimin në Holandë të shtetasit Ilirjan Sulku, ngjarje kjo e ndodhur në 6 prill 2015. Por teksa qëllonte me armë ndaj Mentor Lufit, Besnik Sulku është vrarë në vend nga nipat e objektivit të atentatit i cili ruhej prej muajsh nga shtetasi Markelian e Klevis Doci që pas atentatit me dy plumba ku mbeti i plagosur në datën 19 dhjetor 2014.
Gjyqtari Sandër Simoni miratoi kërkesën për “arrest në burg” për Markelian dhe Klevis Doçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY