Taktika e re e IS, “bomba” shpërthyese me trupa të vdekururish të...

Taktika e re e IS, “bomba” shpërthyese me trupa të vdekururish të mbushur me eksploziv

86
0
Shares

Mbushin trupat e pajetë me eksplozivë, në mënyrë që kur turmat të mblidhen për të dhënë ndihmë apo edhe nga kureshtja, bombat të shpërthejnë dhe të vrasin dhjetra të tjerë.
Kjo është mënyra më e re dhe e tmerrshme e militantëve të Shtetit Islamik në luftën e tyre të Kalifatit.
Taktika horror është denoncuar nga organizata Handicap International, e cila shpjegon se shumë tentativa për të rikuperuar trupat kanë përfunduar në tragjedi pasi ekzplozivët në trupat e viktimave kanë shpërthyer dhe kanë vrarë qindra persona.
Por kjo ka sjellë një tjetër krizë, atë të trupave të pajetë të pavarrosur. Nga frika, tashmë askush nuk rikuperon trupat, duke i lënë në vende të papërshtatshme dhe krejtësisht të dekompozuar.
Por ky nuk është kurthi i vetëm. Organizata shpjegon se në qytete janë vendosur eksplozivë të cilët janë projektuar të qëndrojë për një kohë të gjatë pa shpërthyer.
Këto vendosen veçanërisht poshtë makinave, nëpër shtëpi, në zona të frekuentuara etj.
Kjo ka qëllim jo vetëm vrasjen, por edhe krijimin e terrorit, pasi qytetarët kanë frikë të jetojnë normalisht duke u detyruar të braksisin shtëpinë, dhe më pas vendin e tyre.
Në deklaratën e Handicap International thuhet se në Kobani, qyteti simbol i luftës së Shtetit Islamik, në katër muaj betejë janë shkatërruar mbi 80 përqind e sipërfaqes, por ka mbetur edhe një alarm i ndezur për eksplozivët e pa shpërthyer të vendosur kudo.
Ky është paniku më i madh në qytete ku kanë shkelur militantët, teksa Shteti Islamik tashmë luftën e ka përqendruar në Irak, duke marrë qytete, vrarë të pafajshëm dhe shkatërruar edhe trashëgiminë kulturore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY