Dhoma Amerikane: Ulni taksat për të nxitur rritjen ekonomike

Dhoma Amerikane: Ulni taksat për të nxitur rritjen ekonomike

60
0
Shares

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë shqiptare që në paketën fiskale për vitin 2016, e cila po diskutohet me grupet e interesit, të parashikojë ulje të taksave.
Presidenti Mark Croëford, në një intervistë për Tv Klan thotë se ulja e taksave është alternativa e vetme që i ka mbetur Shqipërisë për të nxitur rritjen ekonomike. Duke ulur taksat, shprehet, ai vendi do të bëhet më atraktiv për kompanitë e huaja.
Zoti Croëford thotë se në paketën fiskale 2016 duhet të ulet norma e tatimit mbi fitimin dhe norma e tatimit mbi të ardhurat personale.
Në këtë mënyrë mjedisi do të bëhej më tërheqës për kompanitë e huaja, po kështu do të çlironte edhe biznesin vendas. Përtej propozimeve të bëra për t’i ulur këto taksa, Dhoma Amerikane e Tregtisë, bashkë me një grup studentësh nga Universiteti i Harvardi -it, po bën një studim për t’i propozuar vendosjen e një tarife fikse, në vend të tatimit mbi fitimin.
Presidenti i Dhomës Amerikane thotë se janë të shumta rastet kur investitorët e kanë braktisur Shqipërinë apo kanë refuzuar të investojnë në vendin tone, vetëm për shkak se taksat janë më të larta se ato të vendeve të rajonit.
Dhoma Amerikane i ka dorëzuar Ministrisë së Financave 21 kërkesat e saj për paketën fiskale 2016.
Veç të tjerash, kërkohet edhe ulja e taksës së qarkullimit, e TVSH –së për Energjinë Elektrike për sektorin fason dhe për industri të tjera nga 20 % në 6 %.
Në raport thuhet se për sektorin fason nuk u mbajtën premtimet e bëra nga qeveria për lehtësira fiskale, madje ndodhën ndryshime që e rënduan gjendjen e tyre dhe se rritja e çmimit të energjisë ka shkaktuar probleme të mëdha për këtë sektor.

Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Dhoma_Amerikane_Deshtuat_me_te_ardhurat_ulni_tatim_fitimin_dhe_dividendin_2653_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY