Policia Kufitare prangos 4 persona të shpallur në kërkim

Policia Kufitare prangos 4 persona të shpallur në kërkim

105
0
Shares
foto ilustruese

Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ka kapur dhe ndaluar katër shtetas të shpallur në kërkim.
Policia Kufitare  Morinë, Kukës ka kapur dhe ndaluar tre shtetas të shpallur në kërkim.
Gjithashtu po nga Policia Kufitare në Kakavije është kapur një person i shpallur në kërkim i dënuar me 18 muaj burg.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, gjatë kryerjes së procedurave në hyrje pranë Stacionit Morinë  dhe kontrollit në sistem, kanë konstatuar se shtetasi Fitim Sacipi, 29 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas është i dënuar me katër vjet burg për “Trafikim të lëndëve narkotike” nga Gjykata e Vranjës, Serbi. Ky shtetas udhëtonte me autoveturë nga Kosova  për në Tiranë.
Dy persona të tjerë, në kërkim, u ndaluan për llogari të Policisë së Kosovës.
Nga shërbimet e Stacionit Morinë gjatë regjistrimit në hyrje të shtetasëve, është konstatuar se shtetasi   Kosovar Agim B., 39 vjeç, lindur dhe banues ne Gllogoc, rezultonte person në kërkim, ndaj edhe u ndalua për llogari të Kosovës.
Gjithashtu po nga shërbimet e Stacionit Morinë gjatë regjistrimit në hyrje të shtetasve, është konstatuar se shtetasi kosovar, Luan S., 54 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj Kosovë, i cili  rezultoi person në kërkim, është ndaluar për llogari të Kosovës.
Të dy shtetasit e mësipërm bazuar në marrëveshjen dy shtetrore ju dorëzuan shërbimeve homologe të Policisë së Kosovës (Vermicë) konform dokumentacionit përkatës.
Në Stacionin e Policisë Kufitare  Kakavijë në hyrje, nga Shërbimet e Polciisë kufitare gjatë përpunimit të të dhënave në system të shtetasëve, u kap shtetasi, Arben Mara, vjeç 51, banues Kuçovë, i shpallur në kërkim, pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr. 869, datë 29. 04. 2015, e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni  186/2 i Kodit Penal.
U njoftua Drejtoria e Policisë së  Qarkut Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY