Basha i përgjigjet Ramës: Ti pinjoll i komunizmit nuk bën dot zgjedhje...

Basha i përgjigjet Ramës: Ti pinjoll i komunizmit nuk bën dot zgjedhje pa opozitën

71
0
Shares

Pas deklaratave të djeshme të Edi Ramës se PS do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën, ka reaguar kryetari i PD Lulzim Basha.
Në një status në “Facebook”, Basha thotë se nuk mund të ketë qeverisje të dalë nga zgjedhjet pa opozitën.
Kreu i demokratëve ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe funksionarët e Partisë Socialiste, për të cilët thotë se janë pinjollë të ish-elitës komuniste.
Sipas Bashës, protesta opozitare do të vazhdojë për të arritur synimin e saj, që zgjedhjet mos diktohen nga krimi.

 

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës në “Facebook”


lbfEdi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karrigen e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.
Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.
Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qëndresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psikike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY