Itali, kapet shqiptari me armë, i gjenden edhe 11 kg kokainë e...

Itali, kapet shqiptari me armë, i gjenden edhe 11 kg kokainë e groposur në një fermë

58
0
Shares


Policia ka vlerësuar se droga që shqiptari mbante do t’i sillte atij një fitim prej 1.5 milion eurosh

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza e Breshias pasi është kapur me 11 kg kokainë dhe me një armë.
Guardia di Financa ishte vënë ne ndjekje të shqiptarit deri në një fermë në Trezzo
Pas kontrolleve të mëtejshme, të hënën e 25 majit, forcat policore hynë brenda gardhit të fermës, që kishte një sipërfaqe afro 3 mijë metra katrorë, duke gjetur e sekuestruar 11 kg kokainë  të paketuara në 10 pako të ndryshme.
Droga ishte e vendosur në një enë të groposur e të mbuluar me pllaka. Gjatë kontrollit u sekuestruan edhe 1 pistoletë Bereta 92 sb, 44 fishekë, 1 makinë për vokum, 6 karta telefonike, materiale të tjera ambalazhi dhe 690 euro kesh.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, u kap në flagrancë për posedim droge, armësh dhe mallrash të vjedhura. Ai u dërgua në burgun San Vittore të Milanos.
Policia ka vlerësuar se droga që shqiptari mbante do t’i sillte atij një fitim prej 1.5 milion eurosh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY