Ndërron jetë djali 46-vjeçar i Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden

Ndërron jetë djali 46-vjeçar i Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden

54
0
Shares

Joseph Biden III apo Beau Biden, djali i Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden vdiq sot pas një beteje kundër kancerit në tru. Ai ishte 46 vjeç dhe Prokuror i Përgjithshëm, në shtetin Delaëare.
“Ai luftoi me sëmundjen, me po atë integritet, guxim dhe forcë që kishte treguar gjatë gjithë jetës së tij”, është shprehur në një deklaratë për median nga Shtëpia e Bardhë Joe Biden i pikëlluar.
joe-biden-beau-biden-2009-7-4-10-20-0Beau Biden kishte ndjekur rrugën e babait në jetë, së pari në studimet për drejtësi pastaj në detyrat publike. Ai planifikonte të kandidonte për guvernator në shtetin e tij.
I stërvitur si pjesëtar në Gardën Kombëtare të shtetit Delaware, ai hyri edhe në ushtrinë amerikane dhe ka shërbyer në Irak. Kur babai i tij u zgjodh Zëvendëspresident, ai mori leje dhe udhëtoi për në SHBA ku mori pjesë në ceremoninë e betimit i veshur me uniformë ushtarake.
Beau Biden la pas gruan dhe dy fëmijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY