Në takimin me Kosovën, 71 vjeçarja e pastrehë, revoltohet me Ramën dhe...

Në takimin me Kosovën, 71 vjeçarja e pastrehë, revoltohet me Ramën dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës

45
0
Shares

Një takim elektoral i zhvilluar paraditen e së dielës nga kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, Halim Kosova, është shoqëruar me tensione kur një grua 71-vjeçare ka kërkuar zgjidhjen e problemit të saj nga kryeministri Edi Rama dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës.
71-vjeçarja Sadete Osmani pak ditë më parë ka thënë se Bashkia ka 36 vite që nuk e zbaton vendimin e Gjykatës për t’i dhënë një banesë, ndërsa i është drejtuar me një letër edhe Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit mësohet se shqetësimin ia ka adresuar më pas Bashkinsë së Tiranës.
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin elektoral me kandidatin e opozitës, Halim Kosova, Sadete Osmani kërkoi nga kryetari i Këshillit Bashkiak që të miratojë vendimin për ndarjen e banesave sociale.
“Të më dëgjojë mirë zoti Aldrin Dalipi, tani pse nuk indan? Përse e bllokoi Këshillin Bashkiak? Përse e bllokuan? I kam bërë letër Edi Ramës. I kam bërë thirrje Edi Ramës që të mbledhi këshillin Bashkiak se jemi njerëz të varfër dhe po presim për një shtëpi. Edi Rama për 11 vjet nuk e zgjidhi problemin tim.Unë do shqyej derën dhe do hyj brenda. Këshilli Bashkiak është një formalitet”, deklaroi Sadete Osmani.
Nga ana e tij, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, u shpreh i gatshëm për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, duke theksuar se qëllimi i këtij takimi elektoral ishte dëgjimi i shqetësimeve të banorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY