Ambasada e Vatikanit, hedh në gjyq Gjykatën e Apelit

Ambasada e Vatikanit, hedh në gjyq Gjykatën e Apelit

182
0
Shares

Është rritur konflikti mes Selisë së Shenjtë dhe gjykatës së Apelit në Tiranë lidhur me tokën e kthyer pronarëve prej kësaj gjykate tek qendra Don Bosko. Ambasada e Vatikanit në Tiranë ka hedhur në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit dhënë pak ditë më parë për kthimin e 14 mijë metra katror tokë, pjesë e kompleksit tek pronarët e vjetër të saj. “Ky truall është përfshirë në truallin prej 6 ha, që i është dhënë Nunciaturës Apostolike (Ambasadës së Vatikanit) në Republikën e Shqipërisë me vendimin Nr. 175 dt. 11.06.1992 “Për miratimin e sheshit të ndërtimit të Qëndrës së formimit profesional – kulturor të Nunciaturës Apostolike”.
rekursi

Destinacioni i këtij trualli sikundër përcaktohet në këtë vendim është “ndërtimi i një qëndre të formimit kulturor e profesional për nevojat e arsimimit dhe edukimit të të rinjve shqipëtarë”, thuhet në kërkesën për gjykim.
Ndërkaq vetë qendra Don Bosko ka publikuar sot një deklaratë për shtyp ku akuzon trupin gjykues të Apelit për dhënien e vendimit nisur nga interesa personale. “Nuk arrijmë të kuptojmë se si Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Alaudin Malaj mund të marrë një vendim për interesa jo ligjore. Nuk arrijmë të kuptojmë se pse gjykatësi z. Ilir Çeliku po vepron në të njëjtën mënyrë. Nuk arrijmë të kuptojmë se si një vendim i Këshillit të Ministrave mund të shpërfillet apo të hidhet poshtë nga një Gjykatë që ska kompetenca ta bëjë”, thuhet në deklaratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY