Vrasja e trefishtë te Shkencat, Prokuroria shqiptare kërkon informacion nga Holanda dhe...

Vrasja e trefishtë te Shkencat, Prokuroria shqiptare kërkon informacion nga Holanda dhe Italia

53
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon zyrtarisht autoriteteve holandeze informacione lidhur me vrasjen e Ilir Sulës (i njohur edhe me emrat, Durim Sula, Durim Sulku e Besnik Sulku) në 6 prill në Roterdam. Burime nga organi qëndror i akuzës konfirmojnë se shkresa është nisur.
Prokurorët që po hetojnë vrasjen e trefishtë të së mërkurës në Bulevardin “Zogu I” janë në pritje të informacioneve që ka mbledhur pala holandeze për vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar, vëllai i Besnik Sulkut që mbeti viktimë e shkëmbimit të zjarrit katër ditë më parë në Tiranë.
Grupi hetimor shpreson se informacioni që do vijë në rrugë zyrtare të hedhë dritë mbi dyshimet e ngritura se Markeljan dhe Klevis Doçi kanë vrarë në Roterdam Durim Sulkun.
Infromacion u është kërkuar edhe autoriteteve italiane lidhur me aktivitetin kriminal të Salvatore Lettizia-s.
Në pritje të përgjigjeve prokurorët vazhdojnë hetimet për vrasjen e trefishtë ndodhur me 27 maj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY