IframeNjë denoncim ka ardhur paraditen e sotme pranë redaksisë së JOQ, sipas së cilit, një vajzë e re është ngacmuar seksualisht në urbanin e linjës së Unazës, ditën e sotme.
Kur maniaku përballë saj, i cili siç duket nga pamjet është i ri në moshë ka nxjerrë jashtë organin gjenital, e reja e ka filmuar gjithçka, duke e denoncuar publikisht këtë njeri.
Teksa e tmerruar po shpjegonte se çfarë ndodhi ditën e sotme, vajza me inicialet E. M., tregoi se veprimin e këtij maniaku e pa edhe faturinoja, por nuk bëri asgjë.
“Përshëndetje JOQ! Nuk ma merrte mendja kurrë se do më ndodhte kjo në urban publik. Jam e tmerruar nga ky maniak. Më shihte herë pas here dhe pa bërë asnjë reagim tjetër e nxori organin e tij gjenital jashtë. Duke qenë se urbani ishte i mbushur plot, ngjitur me të ishte edhe një nënë me fëmijë, ndërsa atij s’po i bëhej vonë dhe po vazhdonte punën. Po ankohem tek ju që të denoncohet publikisht ky maniak dhe i lutem policisë që të bëjë identifikimin e tij. Ah edhe diçka më bëri shumë pështyje, si ka mundësi që faturinoja kur e pa nuk e nxori jashtë, kaloi 4 herë dhe tha vetëm, ‘Ça maniaku?’”.
“JOQ, ka publikuar videon e sjellë nga E. M., për arsye etike janë censuruar veprimet e këtij maniaku, por jo fytyra e tij. U bëjmë thirrje organeve kompetente që të merren sa më parë me këtë “skandal” që po ndodh në urbanet e Tiranës”, shkruan JOQ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/