Berat, nëna detyronte vajzën minorene për tu martuar me 33-vjeçarin

Berat, nëna detyronte vajzën minorene për tu martuar me 33-vjeçarin

98
0
Shares

Në policinë e Beratit një minorene ka denoncuar nënën e saj se po e detyron të martohet kundër dëshirës së saj me një 33-vjeçar.
Burime të policisë lokale bënë të ditur se vajza prej kohësh refuzonte të martohej me pretendentin për dhëndër, por nëna e saj shtetasja me iniciale A. B., 39 vjeç kundër dëshirës së të bijës e ka shtrënguar atë të martohet me 33-vjeçarin me iniciale B. Z.
Adoleshentja duke mos gjetur rrugëdalje ka zgjedhur të drejtohet për të kërkuar ndihmë në polici.
Pas kësaj policia ka nisur procedim penal ndaj familjarëve të vajzës A. B., 39 vjeçe, banues në Berat, A. B., 18 vjeç, banues në Berat, R. B., 15 vjeçe, banues në Berat, S. B., 20 vjeç, banues në Berat.
Procedim ka nisur edhe ndaj kandidatit për dhëndër, shtetasit B. Z., 33 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kalojnë Prokurorisë Berat për veprat penale “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY