Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar në “Facebook”, atë që sipas tij është babëzia e Ramës dhe Koçove të tij, për të marrë Hotel “Dajti”-n.
Duke i bërë bordit të Bankës së Shtetit që të mos lejojë kthetrat e mafies qeveritare të nëpërkembin pavarësinë e këtij institucioni kushtetues themelor të shtetit, si edhe grabiten në kundërshtim me çdo ligj pronat e Bankës së Shqipërisë, Berisha shprehet se “ky është një veprim mafioz antiligjor i Edi Ramës, ndrikullës Kumbaro dhe babëzorve që qëndrojnë mbrapa tyre”.
Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Te dashur miq, Edi Rama dhe Koçot e tij kane vendosur te marrin Hotel Dajtin, natyrisht jo per te ruajtur por per te lare aty parate e tyre te zeza. Une kam ndjekur jo pa interes debatin dhe lotet e krokodilit te derdhura keto dite per Hotel Dajtin nga babezore te pangopur, injorante dhe servile. Isha shume i sigurt se ketij kori mjeranesh ndonjehere edhe me arkitekte nuk ju fliste mendja por xhepi i ngrohur nga njerezit e Edi Rames, qe i kane vene syrin per te gllaberuar truallin dhe ndertesen e ketij Hoteli.
Theksoj qe ne fillim se shitja e hotelit nje institucioni qendror dhe themelor te shtetit, Bankes se Shqiperise, ka patur nje dhe vetem nje qellim, ruajtjen e vlerave arkitekturore te tij, parandalimin e shembjes dhe zhdukjes se godines te ketij Hoteli nga babezor qe mund ta blinin ate. Ata qe mendojne se kjo u be per nevoja financiare te qeverise deshmojne me se paku injorancen e tyre per buxhetin, borxhin dhe difiçitin publik dhe degjojne argumentat e Edi Rames qe nuk njef asnjerin prej tyre.
Ketyre zoterinjve ju them se fillimisht ndertesa ju dha ministrise se Jashtme por kjo ministri me vone preferoi te qendronte ne godinen ku ishte me pretendimin se ndertesa nuk ishte e pershtatshme!
Argumentet e tjera te mafies qeveritare qe po zhdukin Hotel Dajtin duke ja marre Bankes se Shqiperise, ishin qesharake, te denja vetem per injorante dhe servile si ata. Keshtu, pretendimi dhe vajtimi i tyre se hoteli nuk do ishte me hotel eshte mjeran. Ne metropolet me te medha te botes gjenden jo nje por disa hotele te famshme qe jane kthyer ne ndertesa qeveritare administrative. Madje ka prej tyre qe jane kthyer edhe gjere ne apartamente banimi por nuk jane shembur.
Pretendimi tjeter se rinovimi nuk respekton projektin eshte po kaq idiot sa i pari. Projekti i rinovimit te Hotelit eshte bere nga njeri prej arkitekteve me te mire te kesaj fushe dhe njohesit me te mire te trashegimise kulturore te Italise. Ata qe kane verejtje per projektin duhet te ftojne autorin e tij dhe jo te gjuajne mbas shpines nga kolltuqet e Rames apo ndrikulles Kumbaro.
Ky eshte nje veprim mafioz antiligjor i Edi Rames, ndrikulles Kumbaro dhe babezorve qe qendrojne mbrapa tyre. I bej thirrje bordit te Bankes se Shtetit te mos lejoje kthetrat e mafies qeveritare te neperkembe pavaresine e ketij institucioni kushtetues themelor te shtetit dhe te grabise ne kundershtim me çdo ligj pronat e ketij e Bankes se Shqiperise!”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/