Xhelal Mziu takim festiv me komunitetin dibran në Kamëz: Fitorja do të...

Xhelal Mziu takim festiv me komunitetin dibran në Kamëz: Fitorja do të jetë e thellë, nuk do t’ju zhgënjej as 4 vitet e ardhshme

86
0
Shares

Në spektaklin me sallën plotë dhe të tjerë që prisnin jashtë saj, veç të deleguarit të PD-së, Jemin Gjana ishin dhe personalitete të tjera publike me origjinë nga Dibra dhe artistët më të mirë të kësaj treve.  Xhelal Mziu zhvilloi një takim dhe më dibranët në Paskuqan

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, njëkohësisht kandidat i PD-së dhe i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Xhelal Mziu, zhvilloi takimin e radhës me komunitetin dibran. Në këtë aktivitet festiv, veç dibranëve nga Kamza, morën pjesë edhe personalitete dibranë nga jeta publike në Tiranë, Dibër dhe Bulqizë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte ish-deputeti, ish-ministri i Bujqësisë dhe i deleguari i PD-së në Kamëz dhe Paskuqan Jemin Gjana, ish-kryebashkiaku i Bulqizës aktualisht deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Roland Keta, kandidati i PD-së për Bashkinë e Bulqizës Durim Balla, ish-deputeti Albert Farruku njëkohësisht dhe kryetar i degës së PD nr. 2 Tiranë etj., të cilët ofruan mbështetjen maksimale për Mziun dhe bënë thirrje të votojnë më 21 qershor për atë që i ka ndryshuar faqen Kamzës, duke bërë histori,  pasi e ka kthyer në një qytet të zhvilluar.
Takimi i cili u moderua nga prezantuesja Iva Mera, u shoqërua edhe nga një aktivitet festiv me artistë dibranë, të cilët ishin të pranishëm si solidarizim dhe mbështetje për djalin e tyre, njërin prej dibranëve Xhelal Mziu.
xhelal mziu, takim festivTë pranishëm ishin divat e muzikës dibrane dhe shqiptare, si Liri Rasha,  Qerim Sula, Saje Poleshi, Sherif Dervishi, Dritan Jashari, Zef Doçi, Mendi Buci dhe Shaban Mziu si dhe ikona e humorit Behar Mera bashkë me humoristin Genc Lleshi, të cilët performuan për të pranishmit. 
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Xhelal Mziu u shpreh se ndihej shumë i lumtur që ndodhej në këtë takim, ashtu siç ndiente përgjegjësi për mundësinë e dhënë për të qeverisur për herë të tretë Bashkinë Kamëz. Në këtë betejë të 21 qershorit, siç e quajti Mziu, do ta thellojë rezultatin me kundërshtarin, për shkak të platformës së tij, e cila ka në themel të saj urbanizimin e mëtejshëm të Kamzës dhe Paskuqanit, në themel të saj ka punësimin, në themel të saj ka imazhin, ka mirëqenien, ka dinjitetin.
Kryebashkiaku Mziu dhe kandidati i PD-së për mandatin e tretë në bashkinë Kamëz zhvilloi një takim entuziast dhe me dibranë në Paskuqan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY