FOTO/ Lezhë, arrestohet 32 vjeçari, i gjenden armë zjarri dhe kafe e...

FOTO/ Lezhë, arrestohet 32 vjeçari, i gjenden armë zjarri dhe kafe e dyshuar e vjedhur

1184
0
Shares

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Lezhës kanë bërë ët ditur se ka arrestuar sot në flagrancë, shtetasin Alfred Bardhoku, vjeç 32, banues në Laç, Kurbin, sepse në një apartament në katin e shtatë të një pallati, në Shëngjin, Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal prej tre armësh zjarri, municione, si edhe kafe.
lezhe, arme2Nga verifikimet e bëra rezulton se banesa është në pronësi të shtetases L. M., vjeç 60, banuese në Laç, Kurbin dhe është blerë dhe i përket shtetasit Alfred Bardhoku.
lezhe, armeMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, neni 278/2/3 i Kodit Penal.



Provat materiale të bllokuara
– 1
armë zjarri automatike M-56, 7.62 m/m.
– 1 armë zjarri pushkë M-56, 7.62 m/m.
– 1 armë gjahu “Bereta” teke.
– 52 copë fishekë 357 pistolete “Magnum”.
– 1 këllëf armë gjahu.
– 3 mbajtëse plastike për fishekë (krehër).
– 3 kuti kartoni me 32 pako kafe kokërr “Gold”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY