Ish-kancelari i Gjermnaisë dhe njeriu që bashkoi në një vend të vetëm dy gjermanitë e Luftës së Ftohtë, Helmut Kohl, ndodhet në gjendje tepër të rëndë shëndetësore dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, pasi një operacioni në zorrë.
Konservatori 85-vjeçar është i shtruar në klinikën e Heidelbergut. Edhe pse klinika është bërë e ditur nga “Der Spiegel”, asnjë koment zyrtar nuk është bërë qoftë nga bluzat e bardha, ashtu dhe nga zyra e ish-kancelarit.
Kohl ka qënë Kancelari më jetëgjatë i Gjermanisë, përfshirë edhe periudhën e fundit paqësore të Luftës së Ftohtë; më konkretisht prej vitit 1982 deri më 1998.
“Der Spiegel” e ka përshkruar gjendjen e tij si tepër “kritike”, duke cituar burime pranë ish-kancelarit. Ndërsa sipas revistës “Bunte”, Kohl ka qenë i pavetëdijshëm prej një kohe të gjatë, që pas ndërhyrjes kirurgjikale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/