Shtesa e Bashës, leja sipas ligjit por nuk u shfrytëzua. U konsultua...

Shtesa e Bashës, leja sipas ligjit por nuk u shfrytëzua. U konsultua me ILDKPI

81
0
Shares

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha ka shpjeguar në lidhje me lejen e marrë për zgjerimin e hapësirës ë shtëpisë së tij duke deklaruar se është konsultuar me ILDKPI në lidhje me konfliktin e interesit. “Në një akt të pashpresë dëshpërimi për refuzimin që po i bëjnë përditë qytetarët e Tiranës, kandidati i mirëqenies personale gënjeu edhe sot me paturpësinë e tij karakteristike. Praktika në fjalë është publike, transparente dhe është kryer në përputhje me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, pas një komunikimi zyrtar me ILDKPI, e kontrolluar nga qeveria aktuale. Afati i kësaj praktike të pazbatuar ka mbaruar më 1 dhjetor 2014”, thuhet në deklaratë.
Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të bashkisë. Por, këtë e ka të vështirë ta kuptojë dikush, që për dy vite e përdori pushtetin vetëm për mirëqenien e tij personale dhe asetet e shtetit në funksion të tij, përfundon shpjegimi i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj publikoi sot një leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës për një shtesë në aprtamentin e Bashës.

Faksimile e lejes:

leja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY