Ajola Xoxa, përfaqësuese e Amiran Dzanashvilin. QKR fshin të dhënat e kompanisë

Ajola Xoxa, përfaqësuese e Amiran Dzanashvilin. QKR fshin të dhënat e kompanisë

91
0
Shares

Ajola Xoxa është një nga përfaqësueset ligjore me të drejta të plota e kompanisë “Xhoi Co21 sha”, me administrator dhe pronar Amiran Dzanashvilin, (i arrestuar së fundmi për prostitucion në Rumani) dhe i hetuar në Shqipëri për pastrim parash dhe evazion fiskal, shkruan
lapsi.al.
Në autorizimin e botuar nga lapsi.al, Ajola Xoxa dhe tre juristë të tjerë janë ngarkuar nga Dzanashvili për të kryer veprime në emër të kompanisë Xhoi Co21, përfshi edhe ato pranë QKR për kalimin e aksioneve të kësaj shoqërie nga shtetasit Ervin Canollari dhe Mark Frroku në favor të shtetasit gjeorgjiano- izraelit Amiran Dzanshavilit dhe izraelitit tjetër, Ofer Nimrodi.
Ky autorizim normal ligjor, nuk do të përbënte ndonjë rast të veçantë nëse prokuroria shqiptare nuk do të kishte dyshime të forta, për të cilat është edhe duke hetuar, se në skemën e shitblejrjes së aksioneve të kompanisë së lojrave të fatit Xhoi Co21, fshihet një aferë kriminale e pastrimit të parave.
Në dosjen e prokurorëve është edhe kjo shkresë e Dzanashvilit, i cili më 24 prill 2013 autorizon juristët shqiptarë të bëjnë veprimet për ndryshimet e pronësisë në këtë kompani. Disa nga këta juristë kanë nënshkruar edhe kontratat (si përfaqësues ligjorë) të shit blerjes së aksioneve në emër të shtetasve izraelitë.
Ndërkohë nëse kryen një kërkim tek faqja online e QKR nuk ka asnjë të dhënë rreth kompanisë në fjalë, ashtu sic ka për të gjitha bizneset e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY