Bujar Nishani godet ligjin për spiunët: Është minimal dhe i njëanshëm

Bujar Nishani godet ligjin për spiunët: Është minimal dhe i njëanshëm

48
0
Shares

Ligji për dosjet lë hapësirë për keqpërdorim të një pjesë të informacionit, është minimal dhe i pamjaftueshëm, tha sot Presidenti Bujar Nishani gjatë një bisede që kishte me parlamentarë gjermanë si dhe me Komisionerin Federal gjerman për administrimin e dosjeve të STASI-t, Roland Jahn.
Presidenti falënderoi palën gjermane për mbështetjen dhe theksoi se miratimi i tij këtij ligji përkon dhe me 25-vjetorin e fillimeve të proceseve demokratike në Shqipëri. “Miratimi i këtij ligji është një hap pozitiv, por minimal dhe i pamjaftueshëm, pasi nuk siguron një transparencë të plotë të mekanizmit të kontrollit të diktaturës dhe lë hapësirë për keqpërdorim të një pjese të informacionit. Shoqëria shqiptare duhet të çlirohet nga ai mekanizëm kontrolli dhe ata që e udhëhoqën dhe drejtuan atë mekanizëm nuk mund të jenë sot drejtues të reformave. Qytetarëve shqiptarë nuk mund t’u themi se lustracioni është i panevojshëm dhe nga ana tjetër t’u flasim për dekomunistizimin e shoqërisë.” – u shpreh Kreu i Shtetit.
Nga ana e tij, deputeti gjerman Johannes Selle u shpreh se është shumë e rëndësishme që të ketë një konsensus të gjerë shoqëror. Sipas tij, ligji i miratuar në Gjermani në vitin 1991 është amenduar deri tani 8 herë për të siguruar një mbështetje të shoqërisë gjermane. Ndërsa Komisioneri Federal gjerman Jahn e konsideroi ligjin shqiptar si një hap të parë, por nëse nuk vë në qendër të vëmendjes viktimat, zbatimi i tij do të ishte i pasuksesshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY