Horoskopi 4 qershor/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 4 qershor/ Yjet thonë për JU

67
0
Shares

Dashi
Jeta juaj në çift do të jetë shumë herë më e mirë sot. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment sepse rralle vijnë ditë të tilla. Beqarët do njihen me persona interesantë kur të shkojnë në kinema, në teatër apo në ndonjë festë me miqtë. Për financat do të jetë ditë e stuhishme. Qëndroni me këmbë në tokë dhe merrni sa më parë masat e duhura.
 
Demi
Respektojini mendimet e tjetrit gjatë gjithë kësaj dite nëse doni që gjithçka t’ju ecë si keni dëshiruar. Kënaqësitë dhe emocionet do të jenë të një pas njëshme. Beqarët duhet të këshillohen me disa miq para se të hedhin hapa me rëndësi. Në planin financiar do të ketë goxha ndryshime pozitive. Do të jeni të matur me shpenzimet dhe problemet nuk do të ekzistojnë.
 
Binjakët
Sektori i dashurisë do të jetë i lidhur ngushtë me yjet gjatë kësaj dite. Nëse ato ndikojnë negativisht, problemet do të jenë të një pas njëshme. Beqarët do të marrin deklarata të forta dashurie të cilat do t’i bëjnë të emocionohen pa fund. Shfrytëzojini sa të mundeni. Në planin financiar do e përkeqësoni me dorën tuaj situatën sepse do të kryeni disa shpenzime të pamenduara.
 
Gaforrja
Nëse jeni në një lidhje prej shume kohësh, asgjë nuk mund ta trazojë atë. Nga ana tjetër nëse keni pak kohë që jeni çift dhe keni pasur disa mosmarrëveshje, situata mund të përkeqësohet mjaft. Beqarët do të jene gjithë ditës në kërkim të princit të kaltër, por nuk do të arrijnë dot ta gjejnë atë. Financat nuk do të jenë të këqija sepse ju do e dini mirë sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë.
 
Luani
Marrëdhënia në çift do të jetë goxha e tendosur gjatë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe do të kërkoni vetëm t’i qëndroni larg atij. Beqarët duhet të bëjnë atë që do ju thotë zemra nëse duan vërtet të krijojnë një lidhje afatgjatë. Mos ju besoni shumë të tjerëve. Gjendja e financave do të jetë delikate dhe kjo do t’ju bëjë të jeni gjatë gjithë kohës në ankth.
 
Virgjëresha
Marrëdhënia me partnerin do të fillojë të përmirësohet gjatë kësaj dite. Do e bindni atë të bëjë ato që doni ju dhe do ja kaloni për mrekulli sew bashku. Beqarët do të kenë dashuri me shikim të parë në momentin që më pak e presin. Gjithçka ka për t’iu ndryshuar njëherë e mirë. Edhe buxheti do të jetë i qëndrueshëm dhe mund të kryeni investimet e menduara prej kohësh.
 
Peshorja
Duhet ta shmangni sa më shumë që të mundeni rutinën gjatë kësaj dite sepse ajo mund të jetë mbytëse dhe mund t’iu sjellë probleme serioze. Beqarët do të jenë të vendosur të kalojnë çdo lloj sfide vetëm që të arrijnë ta bëjnë për vete princin e kaltër. Në planin financiar fati do t’ju buzëqeshë gjatë gjithë ditës. Do të hiqni para mënjanë dhe do të kryeni edhe investime.
 
Akrepi
Do pajtoheni me në fund me partnerin tuaj sot dhe do të filloni të programoni të ardhmen. Gjithçka do të jete më ndryshe nga më parë. Beqarët do të dashurohen kokë e këmbë me një person që ka kohë që ju qëndron pranë dhe që i ka ndihmuar të arrijnë rezultate të mira në punë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe sepse mund të keni probleme.
 
Shigjetari
Planetët do e trazojnë tej mase sot jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar. Kujdes me çdo fjalë që do të thoni. Beqarët do të ndihen të lodhur dhe nuk do të kenë aspak dëshirë të dalin e të njihen me persona të rinj. Në planin financiar bëni ato që do t’ju këshillojnë specialisteet sepse vetëm nee këtë mënyrë gjeerat do të stabilizohen.
 
Bricjapi
Tregohuni sa më të arsyeshëm sot me atë qe keni në krah nëse nuk doni të keni probleme. Në disa momente ai nuk do jetë në humor dhe mund të mërzitet me gjërat më të vogla. Beqarët do të jenë sharmante dhe do të mund ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Marsi do ua qartësojë mendimet sot ju të dashuruarve dhe do ju nxisë të tregoheni të matur me shpenzimet.

Ujori
Mos e provokoni partnerin tuaj sot dhe nga ana tjetër bëni shume kujdes me xhelozinë. Ato mund ta prishin brenda pak minutash gjithë atë që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët duhet të përgatiten për të ndryshuar statusin. Mundësitë do të jenë të shkëlqyera. Në planin financiar do të bëni të pamundurën që ta mbani gjendjen të stabilizuar dhe do t’ja dilni mbanë.
 
Peshqit
Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për ata që janë në njwë lidhje. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum sepse keni për të përjetuar ndjesi të veçanta. Beqarët nuk do e kenë mendjen te krijimi i një lidhjeje, por papritur dikush do i bëjë të ëndërrojnë. Planetët do ua ndriçojnë mendimet dhe do të dini si të silleni më të ardhurat. Nuk do kaloni aspak vështirësi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY