Ndryshimet ligjore, zanatçinjtë, hidraulikët, elektricistët, marangozët …, etj., punësim vetëm me kontrata

Ndryshimet ligjore, zanatçinjtë, hidraulikët, elektricistët, marangozët …, etj., punësim vetëm me kontrata

78
0
Shares

Për herë të parë Kodi i ri i Punës parashikon ngritjen e agjencive për punësimet e përkohshme, të cilat pritet të sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që punojnë si: hidraulikë, elektricistë, pastruese, babysitter, punëtorë ndërtimi me ditë, etj. Deri më tani këta persona kanë qenë të pambrojtur ligjërisht, duke punuar shpeshherë në të zezë. Tashmë projektligji “Për Kodin e Punës” ka kaluar në qeveri, ndërsa ndryshimet priten të kalojnë për diskutim në parlament.

Agjencia
Agjencia e Punësimit të Përkohshëm do të jetë “një urë lidhëse” mes punëdhënësit dhe punëtorit. Ajo do të kontraktojë përkohësisht punëmarrësin, duke e adresuar në një punë të caktuar, me kusht që midis tyre të ketë një marrëdhënie kontraktore punësimi. Në këtë kuptim do të ketë dy punëdhënës: subjekti që ofron realisht vendin e punës (subjekti pritës) dhe agjencia, ku secili prej tyre do të ushtrojë kompetenca të caktuara.
Kodi i ri i Punës saktëson se punësimi i përkohshëm nuk duhet të zgjasë më tepër se 2 vjet, pasi në këto kushte nuk konsiderohet më si i tillë.

Kushtet
Duke qenë se subjekti pritës dhe agjencia do të luajnë funksionin e punëdhënësit, mes tyre do të ekzistojnë disa kushte të paracaktuara, për të realizuar kontraktimin e punonjësve të përkohshëm.
Sipas këtyre kushteve, të drejtën e zgjidhjes së kontratës së punës e ka punëmarrësi dhe agjencia, ndërsa në rastin e zgjidhjes së kontratës nga ana e punëmarrësit, për shkaqe që kanë të bëjnë me subjektin pritës, punëdhënësi ka të drejtë t’i kërkojë punëmarrësit me shkrim të paraqesë arsyet e kësaj zgjidhjeje. Po ashtu, saktësohet se pagat dhe përfitimet e tjera të punëmarrësit paguhen nga agjencia, ndërkohë që mos-shlyerja e detyrimeve financiare të subjektit pritës kundrejt agjencisë nuk prek pagat dhe përfitimet e tjera të punëmarrësit.

Detyrimet
Sipas Kodit, të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me deklarimet në organet tatimore, konfidencialitetin e të dhënave personale si dhe zbritjet nga paga, lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punëmarrësit, janë përgjegjësi e agjencisë. Në këtë mënyrë, këtyre personave duket se iu sigurohet ekspertiza e nevojshme ligjore për të mos u “mashtruar” nga punëdhënësi i tyre.
Po ashtu, Kodi i Punës përcakton edhe një sërë rregullash të tjera që saktësojnë se si do të funksionojë punësimi i përkohshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY