PD: Sondazhet e blera me paratë e Dzanashvilit, shprehje e dëshpërimit të...

PD: Sondazhet e blera me paratë e Dzanashvilit, shprehje e dëshpërimit të dyshes Rama-Meta

54
0
Shares

PD, i ka quajtur sondazhet mediatike, si shprehje e dëshpërimit të dyshes Rama-Meta.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PD thotë se, kjo është një përpjekje qesharake e blerë me thasët e errët të pastrimit të parave e interesave kriminale të Xhanashvilit me kompani, për të trukuar realitetin
“Pseudosondazhet e gatuara për llogari të dyshes Rama-Meta, janë shprehje e dëshpërimit të oligarkisë që po numëron ditët e fundit të përballjes me gjykimin popullor të 21 qershorit. Kjo përpjekje qesharake për të trukuar realitetin që flet vetë, është blerë me thasët e errët të pastrimit të parave dhe interesave kriminale të Xhanashvilit me kompani. Realiteti e ka tmerruar deri aty dyshen Rama – Meta sa të servirin gënjeshtra që do ua kishte zili edhe Nastradini. Shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po presin t’i tregojnë derën dyshes Rama-Meta dhe gjithë sistemit të tyre kriminal e të korruptuar bashkë me establishmentin e sondazheve të blera”, thuhet në deklaratën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY