Patozi në Kuvend: Mediat të shantazhuara, fshehën lajmin për bashkëshorten e Veliajt...

Patozi në Kuvend: Mediat të shantazhuara, fshehën lajmin për bashkëshorten e Veliajt si përfaqësuese ligjore e një mafiozi

98
0
Shares

Duke folur në parlament për marrëveshjen me Spanjën, deputeti demokrat Astrit Patozi akuzoi qeverinë se shtyp dhe kërcënon median në Shqipëri duke e blerë dhe shantazhuar atë.
Sipas tij nëse ka botues që blihen me para të pista, problem nuk është tek gazetarët, që herë i marrin dhe herë nuk i marrin rrogat në fund të muajit, por te qeveria që korrupton me shuma, që ndahen veç nga supervjedhjet e financave publike.


Fjala e plotë e Astrit Patozit në Parlament
Kjo eshte nje marreveshje tip, qe behet gati njesoj me shume shtete, dhe si e tille nuk duhet te kishte shume diskutime. Por une mendoj se me shume se informacionin e kualifikuar ky vend ka problem me informacionin e thjeshte.
E kemi bere zakon qe ne fushata zgjidhim, jo vetem thesin e premtimeve, por edhe ate te akuzave per njeri-tjetrin. I kemi mesuar edhe njerezit me kete ushqim te skaduar, ndaj edhe askujt nuk i ben ndonje pershtypje shumefishimi i dozes, me afrimin e dates se zgjedhjeve. Eshte nje praktike e shemtuar, por ka edhe probleme me te renda ne fushate, ndaj edhe nuk ia vlen shume te qahemi per kete.
Por cfare shikoj te re kesaj radhe? Qe megjithese jemi ne pikun e fushates, shumica e mediave mbyllin nje sy dhe bejne sikur nuk e shohin sa here qe i kalon afer ndonje lajm kunder mazhorances. Dhe kjo eshte risi per vendin ose nese do ta quajme keshtu, nje vlere e sjelle nga “Rilindja”, pas zgjedhjeve te 2013-es.
Dje disa media guxuan dhe publikuan dje lajmin se bashkeshortja e Erion Veliajt kishte sherbyer si perfaqesuese ligjore e nje trafikanti gjeorgjian, qe dyshohet se ka bere pastrim parash edhe ne Shqiperi. Por, ne darke lajmi kishte mbetur vetem ne nje portal on-line, disa e kishin fshire me nxitim, disa e kishin hequr fare, ndersa per te tjeret nuk ekzistonte.
Si opozitar kam te gjithe predispoziten te kem dyshimet e mia, por natyra dhe profili im nuk ma lejojne qe te them fjalen e fundit te paren, ndaj edhe rezervohem te shprehem sot per implikim mafioz te familjes se nje kundershtari politik. Qofte ky edhe nje pezzo grosso, si Erion Veliaj, kandidati i mazhorances per kryeqytetin, ose ndryshe figura e dyte e Partise Socialiste, pas Edi Rames, e me shume gjasa pasardhesi i tij. Natyrisht, qe duhet te presim me shume te dhena dhe nese institucionet ligjzbatuese do te bejne ndonje percapje per te zbardhur ceshtjen, ndonese besimin e kam shume te vogel, qe kjo te ndodhe. Arsyeja e mosbesimit tim eshte e thjeshte, ketu nuk po guxon kush te shkruaje, jo me te hetoje.
Ndaj edhe me ben shume pershtypje fshehja e ketij lajmi, nderkohe qe edhe nje teshtime kunder opozites botohet dhe amplifikohet gati kudo me shpejtesine drites.
Mund te kete plot ketu ne salle, por ndoshta edhe me shume jashte saj, qe te me “mbyllin” gjoja gojen, se kush jam une qe i jepkam direktiva shtypit dhe e mesokam ate se cfare duhet te botoje dhe cfare jo. Se shtypi eshte i lire dhe sllogane te tjera per rolin e tij ne nje shoqeri demokratike. Por ne ketu te gjithe, por edhe ata jashte, e dime se eshte pikerisht keshtu.
Dhe pyetja ime eshte e thjeshte.
Cfare po ndodh e kete vend? Si ka mundesi qe shumica e mediave ne Shqiperi mbyllin ekranet dhe faqet e tyre per lajme te keqija per qeverine. E theksoj, jo per komente, por per lajme. Madje, jo per gjithe qeverine, por vetem per segmente te caktuara te saj. Ku, si edhe ne shume fusha te tjera shkelqen Ilir Meta, te cilit vetem po i the ndonje gje ne parlament, dhe mund te jete dikush duke e dhene live, qe mund te kaloje, se per cdo gje tjeter bejne sikur nuk ndodhur, edhe gazetat, edhe televizionet.
Me kete natyrisht qe nuk dua te fajesoj mediat, jo per shkak se jam nje ish-gazetar dhe e njoh mire si funksion sistemi. Dhe as per solidaritet me ish-koleget e mi. Por se kam bindjen e plote se shtypi ne Shqiperi eshte sot, here eshte i shantazhuar, here i blere, dhe ne shumicen e rasteve, i ka ne shpine te dyja bashke. Dhe ne te gjitha rastet eshte qeveria qe korrupton, shtyp dhe kercenon.
Dikush mund te thote me te drejte, po shtypi vete nuk paska fare faj, ne kete raport te deformuar? Cfare mund te thuhet per nje gazetar apo per nje media qe paska frike te thote disa te verteta apo thjesht te botoje disa fakte? Te jemi te drejtperdrejte. Shtypi nuk ka pasur dhe nuk do te kete kurre frike nga politikanet. Ne boten demokratike jo se jo, por edhe ne Shqiperi eksperienca ka treguar te kunderten. Se shtypi i ka fituar te gjitha betejat me politiken, sa here eshte ndeshur dhe me te gjithe, pa perjashtim. Presidente, kryeministra, ministra, kryetare bashkie, deputete, prokurore apo gjykates, sepse edhe keta te fundit ne zgjatime te politikes jane shnderruar. Sipas meje, eshte ne te gjitha rastet nje beteje, qe e ka fundin e paracaktuar.
Por shtypi, sigurisht, qe stepet dhe ka arsye te kete frike nga bandat qe bejne ligjin ne kete vend. Dhe ketu eshte problemi ne Shqiperine e “Rilindjes”. Sa kohe qe sheh se kryeministri dhe ministrat, por sidomos kryetari i Kuvendit eshte mik i “te forteve”, ne mjaft raste edhe publik, gazetari mendohet nje mije here para se te shkruaje. Dhe me te drejte. Askush nuk do te shkoje per dhjame qeni, qofte edhe per nje te vertete te paster, ne nje vend ku cdo dite, qe kalon, po shuhet cdo grimce idealizmi. Nese dikush therret ne vilen e tij nje samit me eksponentet me te shquar te krimit te organizuar ne Shqiperi, mu ne kulmin e fushates elektorale, mediat nuk e shkruajne dot, jo se kane frike nga politikani organizator, por nga ata te tjeret, te cilet kane qene te ftuarit e tij. Dhe ne duhet t’i mirekuptojme ata gazetare, qe nuk duan te behen heronj, ne nje vend, ku po bien per dite e me shume skrupujt morale dhe po mbizoteron pragmatizmi dhe interesat e ngushta, qe te cojne ne lidhjet me pjesen me okulte te politikes.
Nese ka botues qe blihen me para te pista, ne nuk mund ta kerkojme problemin tek gazetaret, qe here i marrin dhe here nuk i marrin rrogat ne fund te muajit, por tek qeveria qe korrupton me shuma, qe ndahen vec nga supervjedhjet e financave publike. Disa prej te cilave kryhen gati para syve te te gjitheve, si per karshillek nganzyrtare te larte te kesaj qeverie. Dhe kjo eshte nje atmosfere e frikshme, e cila e kapercen Shqiperine e 2001-it, kur qeveria shperndau edhe publikisht qindra milione per gazetat, gjoja per te ndihmuar shtypin, qe te mos falimentonte.
Para disa ditesh po shihja kryeministrin te akuzonte nje kandidat te opozites se kishte nderruar parti. E dhane dhe e sterdhane lajmin dy dite rresht te gjithe, por askush nuk u kujtua se kandidatet e Edi Rames kane nderruar edhe emrin. Tani me thoni se kush eshte me shume problem per qytetaret, nje kandidat qe nderron partine apo nje tjeter qe nderron emrin e vet? Nderkohe qe vetem dy dite me pare vete kryeminstri kishte qene ne Kukes duke bere Hosana per Hasanin.
Eshte shume evidente qe LSI ben nje fushate shume me te kushtueshme edhe se vete Partia Socialiste, se me opoziten as qe krahasohet, ndonese eshte shume me e vogel se ajo ne permasa. Madje te tille e ka bere edhe kur ishte vetem me 4 deputete, dhe askush nuk guxon as ta permende kete fakt. Le te thonin te pakten qe kjo vjen per shkak se anetaret e LSI jane shume te rregullt ne pagesen e kuotave te partise.
I thashe te gjitha keto, jo thjesht si shqetesim te opozites, qe natyrisht eshte e demtuara me e madhe, por si nje kembane alarmi per te gjithe shoqerine, qe ne nje fare menyre eshte e perdhunuara ne grup e kesaj qeverie. Sepse kjo eshte karakteristike e vendeve, qe dalengadale shnderrohen ne regjime kleptokratike, ne te cilat mafia kap shtetin dhe lirite dhe te drejtat e njeriut bien nje nga nje, derisa vjen nje dite dhe ato mbeten vetem ne leter.
Per shkak te kesaj qeverie, ne kemi mberritur ne nje pike kritike te lirise se shtypit dhe ky eshte nje kercenim real per vendin. Dhe kjo eshte nje bjerrje vlerash qe bren pa meshire dhe pa shume zhurme gjithe sistemin. Por mbi te gjitha eshte nje rrezik real per zgjedhjet e 21 qershorit, qe jane ne prag. Sepse, kur shtypi blihet dhe kercenohet nga qeveria, eshte shume me e thjeshte qe edhe votat te blihen dhe njerezve t’u deformohet vullneti me presion, sepse praktikisht krimi konsumohet pa deshmitare.
Natyrisht, qe edhe opozita ka rolin e vet, jo thjesht per ta denoncuar kete “sukses” te pashpallur te Edi Rames dhe Ilir Metes, por per te mos e lejuar qe humnera e lirive te shtypit te behet edhe me e thelle. Te mos na genjeje mendja se me pak sforco mund ta zgjidhim vete kete problem.
Opozita nuk mund ta zevendesoje kurresesi shtypin ne nje vend te lire, sado e fuqishme, guximtare, e motivuar dhe e afte qe te jete ajo. Ne nuk e mbushim dot hendekun e heshtjes se blere apo imponuar te shtypit edhe sikur ta mbajme parlamentin hapur cdo dite dhe 24 ore ne 24, jo me nje here ne jave, vetem diten e enjte ne dreke. Jo thjesht se jemi dhe gjykohemi si pale, por me shume per faktin se cdo shoqeri demokratike nuk ben dot pa pushtetin e katert. Dhe ky nuk eshte thjesht nje sllogan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY