FIFA, Shqipëria ngjitet 6 shkallë, arrin në vendin e 51-të

FIFA, Shqipëria ngjitet 6 shkallë, arrin në vendin e 51-të

75
0
Shares

Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur 6 shkallë më lart në renditjen botërore të FIFA-s, për muajin qershor. Kuqezinjtë tanë në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s, bazuar në performancën e ekipeve kombëtare në të gjithë botën, aktualisht renditen në vendin e 51-të, duke kapërcyer 6 vende menjëherë.
Shqipëria me 624 pikë për muajin qershor në renditjen e FIFA-s është ngjitur në vendin e 51-të, ndërkohë që kundërshtarët tanë në grupin kualifikues për “Euro 2016”, renditen kështu: Portugalia (1229 pikë) ka ruajtur vendin e 7-të, Danimarka (808 pikë) gjithashtu ka ruajtur vendin e 29-të, ndërkohë që Serbia (673 pikë) ka zbritur në vendin e 45-të dhe Armenia (383 pikë) në të 84-tin.
Vendin e parë në këtë renditja e mban Gjermania me 1775 pikë, e ndjekur Belgjika me 1509 dhe Argjentina me 1496 pikë …

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY