Tiranë, mbi 100 raste mashtrimesh me shitjen më se një herë të...

Tiranë, mbi 100 raste mashtrimesh me shitjen më se një herë të një shtëpie

149
0
Shares

Fshehja e të ardhurave, apo evazioni fiskal, si dhe falsifikimi i dokumenteve vazhdojnë të jenë prioritetet e Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit ekonomik. Shefi i hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Gjergji Nikolla, thotë për TV “A1 Report”, se hetimi i këtyre fenomeneve gjatë pesë muajve të parë të këtij viti ka ardhur në rritje.
Shefi i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, në drejtorinë e Policisë së Tiranës, veç hetimit fenomeneve të mashtrimit, thotë se gjatë këtij viti, është vënë re edhe rritje e fenomenit të mashtrimit me shuma të mëdha dhe sidomos pasuritë e paluajtshme.
“Një rritje të madhe gjatë vitit 2015 ka evidentimi i veprave penale në fushën e mashtrimeve sidomos në lidhje me blerjen e pronave të patundshme si apartamente dyqane kemi shumë raste që vinë shumë qytetarë që hyrja ose dyqani apo prona të cilët ata mendojnë se e kanë te tyren është shitur dy – tre herë mund të jetë vënë dhe kolateral në bankë për këtë vit ka qenë shumë shumë i madh në lidhje me mashtrimet sidomos me pronat e patundshme ka qenë mbi 100”, shprehet shefi i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar.
Një tjetër shqetësim i policisë së Tiranës, gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe falsifikimi i datave të skadencës apo viti i prodhimit të produkteve ushqimore.
Nikolla thotë se gjatë këtij viti, policia ka kryer disa operacione në drejtim të falsifikimit të produkteve ushqimore dhe se ka pasur disa të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY