Vrasja e trefishtë te Shkencat, detaje të reja si qëlluan njëri-tjetrin protagonistët

Vrasja e trefishtë te Shkencat, detaje të reja si qëlluan njëri-tjetrin protagonistët

73
0
Shares

Të dy atentatorët, Besnik Sulku dhe Saltavore Lettizia qëlluan ndaj Mentor Lufit, që mbeti i vrarë në përplasjen me armë të 27 majit në Bulevardin Zogu i Parë.
Të dhënat e para të balistikës tregojnë se trupi i Lufit është prekur nga plumbat e dalë nga pistoletat që kishin dy personat që i zunë pritë.
Sipas hetimeve të deritanishme, 39-vjeçari nga Bulqiza rezulton të ketë qenë edhe shënjestra e vetme e atentatit dhe se shoferi i tij, Gerti Goxhaj, është kapur aksidentalisht nga plumbat që kanë qëlluar më parë Lufin.
Të dhënat janë rezultat i hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila, bazuar në provat dhe dëshmitë e tre personave të ndaluar për përplasjen që la tre viktima, ka rindërtuar ngjarjen.
Atentatorët kanë pritur që Lufi dhe Goxhaj të hipin në makinë dhe më pas kanë qëlluar nga krahu i pasagjerit, ku ishte ulur shënjestra e tyre.
Pas kësaj Salvatore Lettizia është përplasur nga me makinë nga nipat e Lufit, Markelian dhe Klevis Doçi, ndërsa Besnik Sulku është larguar me vrap në drejtim të maternitetit, “Mbretëresha Geraldinë”, ku është ndjekur dhe qëlluar nga Markelian Doçi.
Prokurorët thonë se gjatë largimit Besnik Sulkut i ka rënë pistoleta nga dora. Kjo shpjegon dhe arsyen pse ai nuk ka qëlluar në drejtim të Markelianit.
Grupi hetimor është në pritje të disa materialeve nga Hollanda atje ku mendohet se ka nisur sherri mes Lufit dhe vëllait të Besnik Sulkut, Durim Sulku, i vrarë me 6 prill në Roterdam.
Vrasja e tij dyshohet se ishte edhe shkaku i i përleshjes me armë të mërkurën e kaluar, që la tre viktima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY