Digjet makina e gazetarit në Mat

Digjet makina e gazetarit në Mat

61
0
Shares

Mëngjesin e sotëm është djegur dhe shkatërruar makina e gazetarit dhe operatorit të Tv Mat Enver Doçi, njfotion zyra e shtypit të PD, suke e konsideruar akëtë një akt që synon presionin ndaj medias. Ndërkaq gazetari Doçi pohon se sulmi i sotëm është në vazhdën e presioneve dhe kërcënimeve për shkak të detyrës që ai kryen nga përfaqësues të maxhorancës.
PD ka përshkruar situatën elektorale në Mat si të pabarabartë mes opozitës dhe pozitës ndërkohë që ka denoncuar disa sjellje të pushtetit që synojnë frikësimin evotuesve dhe manipilimin e votave. Dy ditë më parë në drejtim të policisë kriminale të drejtorisë së policisë Mat emërohet jo rastësisht bashkëshorti i njërës prej kandidatëve të Edi Ramës në këtë rreth.
Një punonjës i thjeshtë i OSHE-së Besim Lika u pushua nga puna vetëm pse mori pjesë në një takim elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike i mbajtur në orën 19:00 jashtë orarit të punës ndërsa nga ana tjetër të gjitha asetet dhe fondet publike në shkelje të nenit 3 të Kodit Zgjedhor janë vënë në funksion të fushatës së kandidates së mazhorancës përfshi dhe ambientet e shkollave, mësuesit dhe nxënësit.

makina e nxenesit
Aq shumë i ka zënë paniku nga refuzimi me votë i keqqeverisjes së tyre sa kanë arritur deri aty sa të shpallin në kërkim Enrik Gjonin djalin 25 vjeç me akuzën qesharake pse vendosi nëpër shtylla flamujt e Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY