Terroristët guxojnë në Tiranë, SMS me stil ISIS për gazetaren Koromani: “Duhet...

Terroristët guxojnë në Tiranë, SMS me stil ISIS për gazetaren Koromani: “Duhet të paguash”

65
0
Shares

Një person i akuzuar për nxitje dhe rekrutim me qëllime terroriste ka kërcënuar gazetaren e Gazetës Shqiptare Aurora Koromani. Ndërkohë që procesi gjyqësor është në vazhdim, njëri prej personave të shpallur në kërkim nga policia, i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetares së aktualitetit. “Duhet të paguash”, ka qenë përmbajtja e SMS-së që Koromani ka marrë në inboksin e saj në rrjetin social të Facebook.
Pas këtij mesazhi, gazetarja ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Përgjithshme dhe çështja i ka kaluar Sektorit të Krimit Kompjuterik, Antiterrorit dhe Departamentit të Krimeve të Rënda. Specialistët e policisë kanë arritur ta identifikojnë personin dhe thonë se ai ka qenë ndërkaq i shpallur në kërkim për nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Emtri I tij nuk është bërë public as nga gazetarja, as nga policia.
“Mendoj se dërguesi mund ta ketë çuar SMS-në për të më bërë presion mua, gazetës apo edhe shtypit në tërësi për të mos shkruar më për këtë temë, duke theksuar se ditët e fundit mediat kanë shkruar sërish, pasi ka qenë gjyqi i grupit të xhihadistëve”, tha Koromani. Që nga fillimi i kësaj historie, gazetarja ka shkruar shumë artikuj, ku është përmendur edhe dërguesi e mesazhit, edhe persona të tjerë të arrestuar tashmë, edhe intervistat me familjarët e të vrarëve në Siri, rrugët e rekrutimit të shqiptarëve për në Siri, objektet apo personat që janë në vëzhgim nga Antiterrori.
Ndërkaq administratori i ndërmarrjes multimediale Foguc Group ku punon Koromani tha se “Duhet te reagojne mediat e huaja per rastin e kercenimit te gazetares Aurora Koromani nga terroristi shqiptar i shpallur ne kerkim nderkombetar,luftetar i ISIS ne Siri. Shoqatat tona te gazetareve “te shtira,te blera dhe konsumatore grantesh e ndihmash” te rrijne te bejne sehir e qoka. Mediat shqiptare kane frike se mos fiton pike konkurenca. Turp”, shkruan në fb Kasem Hasanbelliu.
Disa prej mediave më të rëndësishme ndërkombëtare ndërkohë i kanë bërë jehonë lëtij lajmi. Droni.al I shpreh solidaritetin dhe mbështetjen kompanisë mediatike dhe gazetares për këtë sulm të paprecedent ndaj lirisë së medias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY