Edi Rama të nisë hekurudhën Tiranë-Prishtinë

Edi Rama të nisë hekurudhën Tiranë-Prishtinë

66
0
Shares

Sali Berisha ka mbajtur një fjalë sot në Parlament ku ndër të tjera ka argumentuar se pse hekurudha Tiranë-Prishtinë është një projekt me interesa të mëdha për shqiptarët. “Ndaj dhe mbeshtes angazhimin e tre qeverive per lobing per financimin e segmentit Prishtinë – Nish. Por vetem rrugor, ky korridor mbetet i pergjysmuar. Duhet patjeter hekurudha per te plotesuar ate. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare duhet të angazhohet me të gjithë potencialin e saj për hekurudhën Tiranë – Prishtinë.Ky duhet te jete projekti i te gjitha projekteve te medha per ne dhe me nje rendesi jetike per Kosoven. Por kjo është e vetmja hekurudhë qe do lidhe portet tona me shpejt dhe me shkurt me Europën Qëndrore, kjo është e vetmja hekurudhë e cila bën portet e Shqipërisë portet më të rëndësishme te rajonit nga Selaniku deri në Trieste. Ndaj dhe sa bëjmë lobing për të tjerët duhet të bëjmë lobing për veten tonë dhe projekti kryesor që duhet të promovojë Shqipëria, Kosova dhe po të dojë edhe Serbia të bashkohet është hekurudha Tiranë – Prishtinë. Por edhe ne rast se Brukseli nuk jep fonde, Shqiperia dhe Kosova duhet pa humbur kohe te hartojne projektin e hekurudhes dhe nisin zbatimin e saj. Duhet të merresh me këto dhe jo me faktin se të thotë Vuçiçi se Olsi nuk e hodhi dronin. Se të krijohet përshtypja sikur ai erdhi për të të bere amnistine e vëllait tënd. Se nuk janë këto parësore. Duhet të merresh me projektet më serioze, dhe ne, hekurudhen Tirane Prishtine duhet ta bëjmë projektin kombetar strategjik numër një të Shqipërise.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY