Manjani: Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht të hiqet

Manjani: Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht të hiqet

58
0
Shares

Ka reaguar sërish ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mbi zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare, përmes llogarisë së tij në “Twitter”
Ky reagim vjen duke iu referuar edhe deklaratës më të fundit të kryeministrit e njëherazi kreut të PS-së, Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes. Burime pranë tij, u shprehën se Rama deklaroi gjatë mbledhjes për zhvillimin e zgjedhjeve në datën e parashikuar, me ose pa Lulzim Bashën.
Në reagimin e tij më fundit, Ylli Manjani jep zgjidhjen e tij për shpëtimin e zgjedhjeve dhe drejtësisë, zgjidhje që është një çmim që kryeministri duhet të paguajë për arrogancën e tij. Ai shprehet se kreu i Qeverisë ose dorëhiqet ose thjesht do hiqet.
“Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht do hiqet! Ky është çmimi i arrogancës që duhet të paguajë! Kështu shpëtojnë zgjedhjet dhe drejtësia!”, shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY