Horoskopi 5 qershor/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 5 qershor/ Yjet thonë për JU

41
0
Shares

Dashi
Lëreni veten sa më të lire sot ju që jeni në një lidhje dhe bëni atë që do të ndjeni në çdo moment. Keni për ta parë se gjithçka do t’ju ecë më së miri. Beqarët do të fillojnë një histori dashurie pasionante dhe emocionuese. Kjo ishte ajo që po kërkonin prej kohësh. Në planin financiar do jeni më të vendosur se kurrë për të marrë masa dhe për të bërë një riorganizim të situatës.

Demi
Klima në jetën tuaj në çift do të jetë mjaft e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do të merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe nuk do keni asnjë debat. Beqarët do të jenë euforike dhe do të pranojnë të dalin nëpeër takime. Ka mundësi që shumë shpejt ata do të ndryshojnë status. Gjendja e financave do të jetë në dorën tuaj. Po i kryet me maturi shpenzimet gjendja do të vijë duke u përmirësuar.

Binjakët
Tregohuni të matur me ato që do t’i thoni partnerit tuaj sot sepse në një moment apo në një tjetër situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe do të shkatërroni gjithçka keni ndërtuar. Beqarët do t’i bëjnë mire llogarite dhe nuk do të nxitohen të hedhin asnjë hap. Me financat duhet të tregoheni sa më vigjilentë që të mundeni. Po bëtë çmenduri mund të keni probleme goxha serioze.

Gaforrja
Mund të ketë edhe ndonjë problem të vogël sot në jetën tuaj në çift, por nuk duhet kurrsesi të alarmoheni. Çdo gjë mund të zgjidhet me qetësi dhe maturi. Beqarët do merren me punë të rëndësishme dhe nuk do t’ju kushtojnë vëmendje personave që do ti joshin. Në planin financiar suksesi do jetë në anën tuaj. Do të kryeni shpenzimet e menduara dhe do të hiqni edhe para mënjanë.

Luani
Do të keni probleme serioze sot ju që jeni në një lidhje dhe ka mundësi që të mendoni t’i jepni fund gjithçkaje që keni ndërtuar. Beqarët do të jenë të hapur dhe do pranojnë ftesat e çdo personi. Do të bëjnë mirë të njihen mirë me ata para se të mendojnë të hedhin hapa. Me financat mundohuni të jeni sa më të matur dhe do e shihni që gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli.

Virgjeresha
Ditë tërësisht e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka do ecë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh. Beqarët do të jenë të përgjumur dhe nuk do të jenë aspak në qejf për të bëreë njohje të reja. Dijeni se koha ikën shpejt dhe nuk do të vijnë gjithmonë mundësi të tilla. Në planin financiar do t’ju mungojë serioziteti dhe mund të bëni gabime të pafalshme.

Peshorja
Do të kaloni shumë vështirësi sot ju që jeni në një lidhje dhe herë pas herë do t’ju duket sikur nuk do të dilni dot nga situata. Beqarët do kenë një dite të ndërlikuar dhe nuk do të arrijnë dot ta gjejnë personin që e kanë ëndërruar aq shumë. Në planin financiar çdo gjë do ecë për mrekulli. Do të mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht dhe do të ndiheni mirë.

Akrepi
Do të jeni në humor të mirë sot ju që jeni në një lidhje dhe do të hidhni disa hapa të rëndësishme. Pasditja do të jetë edhe më e bukur. Beqarët do të jenë të paqartë për hapat që duan të hedhin dhe nuk do të tentojnë. Do e pëlqejnë nga larg dikë. Gjendja e financave do të jetë gjithë kohën e paqëndrueshme dhe nuk do të arrini dot të kryeni as shpenzimet më të domosdoshme.

Shigjetari
Ju që jeni në një lidhje do të bëni të gjitha përpjekjet e duhura në mënyrë që ta ndryshoni sa më parë rutinën që ju ka pushtuar. Beqarët do të jenë joshës dhe do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Duke filluar që nga mesdita shumë gjëra do të jenë më ndryshe nga më parë. Gjendja e financave do të mbetet e mirë dhe do të mund të kryeni të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Bricjapi
Marrëdhënia me partnerin do të jetë e shkëlqyer gjatë gjithë kësaj dite. Në çdo moment do ndiheni mirë me personin që keni në krah dhe emocionet do të jenë më të forta nga sa kishit menduar. Beqarët do të fillojnë të mendojnë për dikë që sapo e kanë njohur, por pa i shprehur atij pëlqimin. Për buxhetin do të jetë ditë e këndshme. Do të dini si t’i organizoni të ardhurat dhe gjendja do të mbetet e mirë.

Ujori
Ata që e kanë tashme një lidhje do të kalojnë një ditë normale dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Beqarët edhe pse do e pëlqejnë tej mase një person do të kenë druajtje dhe do t’i mbajnë ndjenjat të mbyllura. Në fakt po vazhduan ashtu do e humbin shpejt atë. Me financat tregoni vetëm pak më shumë kujdes dhe gjithçka do t’ju ecë miri. Do t’i kryeni shpenzimet e nevojshme.

Peshqit
Dielli do e ngrohë më shumë se kurrë sot jetën tuaj në çift dhe emocionet do të jenë të njëpasnjëshme. Do i sqaroni edhe disa mosmarrëveshje të hershme dhe do jeni më të qetë. Beqarët duhet të bëjnë kujdes nga Marsi i cili do t’i shtyjë të tregohen të palogjikshëm. Në planin financiar do të jeni të detyruar të merrni masa strikte dhe ta frenoni veten ndaj çdo lloj investimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY