Klaudia Pepa, një votë larg fitores së “Amici”-it. Sonte finalja te “Canale...

Klaudia Pepa, një votë larg fitores së “Amici”-it. Sonte finalja te “Canale 5”

82
0
Shares

Klaudia Pepa, balerina shqiptare, është shumë pranë fitores së një prej talentshoë-ve më të famshëm në Itali “Amici”, që transmetohet sonte në kanalin televiziv “Canale 5”.
Sot në mbrëmje Klaudia do të jetë përballë tre finalistëve të tjerë: Virginia, Stash (The Colors) dhe Briga. Janë dy balerinë dhe dy këngëtarë, që do të sfidojnë njëri-tjetrin. Është vota e publikut dhe e jurisë ajo që do të vendosë se cili prej tyre do të jetë fituesi i këtij edicioni.
Në sfidën e fundit në gjysmëfinale, ajo u përball me Giorgio Albanesen, duke arritur të shpallet finalistja e katërt.
E gjallë, ekspresive, e mbi të gjitha e talentuar, ajo ka mundur të bëjë për vete çdo artist që është ngjitur në skenë dhe ka performuar me të. Që nga Massimo Ranieri, te Ricky Martin.
Gjatë gjysmëfinales mund të veçohen, ndër të tjera, performanca me Massimo Ranierin, i cili kthehet për të dytën herë në tri javë, për të shoqëruar balerinën shqiptare.
“Klaudia Pepa është një artiste me bukuri të rrallë e hir të pazakontë. Shihet që nuk vallëzon për vete, por për publikun”, është shprehur Ranieri, që e ka shoqëruar me të famshmen “O sole mio”.
Në gjysmëfinale, Klaudia ka performuar edhe me anëtarin special të jurisë, Ricky Martin, ndërsa ai ka kënduar disa nga hitet e tij, si “Livin la vida loca”, “She bangs”, “La copa de la vida”.

Si të votoni për Kaludia Pepën
Është votimi i jurisë, që do të vendosë për fitoren e Klaudia Pepës sot në mbrëmje.
“Pa mbështetjen tuaj, rrugëtimi im do ishte shumë i vështirë”, shkruan balerina.
Këtë vit, në dispozicion të publikut janë vendosur katër mënyra votimi, falas e me pagesë.


Mënyrat e votimit janë:
• SMS –
Mënyra klasike, duke nisur gjatë finales (të premten nga ora 21.10 Canale 5) një mesazh me kodin e Klaudias, që do të jepet live në fillim të finales në numrin 47300. Kostoja e mesazhit është 0,16 € e mund të votohet 5 herë;
• Web – Nga portalet ëëë.ëittytv.it e www.mariadefilippi.mediaset.it. Për të votuar duhet të jeni të regjistruar në a Mediaset.it;
• Smartphone – Shkarkoni falas aplikacionin Mediaset Connect, regjistrohuni dhe më pas mund të votoni sipas udhëzimeve;
• Twitter – Bëhuni ndjekës të llogarisë zyrtare të programit @AmiciUfficiale. Konfirmoni llogarinë tuaj me një SMS në numrin 342-4114455 me emrin që përdorni në Twitter (për shembull: @emriprofili). Vota për Klaudian jepet me anë të hashtag-ut ?#?AmiciUfficiale, pasuar nga kodi i saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY