FOTO/ Angli, policia “rrëmben” nga spitali të riun shqiptar pa dokumente, priste...

FOTO/ Angli, policia “rrëmben” nga spitali të riun shqiptar pa dokumente, priste të hynte në operacion

70
0
Shares

Një i ri shqiptar i cili pritej të operohej të martën për shkak se ishte diagnostikuar me tumor në kokë, është arrestuar në spital pasi policia e akuzon për emigracion të paligjshëm.
BBC raporton lajmin se Policia angleze ka arrestuar shqiptarin e identifikuar si Lorenc Hoxha, për të cilin tashmë është anuluar operacioni. Edhe pse diagnoza është e rëndë, mjekët thanë se trajtimi i paracaktuar nuk ishte urgjent dhe anulimi nuk përbënte rrezik për jetën e 27-vjeçarit.
Avokatët e Hoxhës thanë se policia e mori atë direkt nga reparti i kujdesit intensiv dhe e çoi në qeli veshur me kostumin e spitalit dhe me pantofla.
Lorenc Hoxha, i fotografuar në spital të hënën, kishte qenë në veri-lindje të Anglisë për rreth një muaj
Mësohet se operacioni ishte marrë përsipër të paguhej nga prezantuesi i “North East TV”, Hairy Biker Si King, i cili e ka mik shqiptarin, raporton BBC.
hairy biker si king“Frika ime për Lorencin është që ai mund të vdesë”,  tha prezantuesi.
Policia e Northumbria ka thënë se shqiptari 27-vjeçar u arrestua me dyshimin se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Angli dhe më pas iu dorëzua oficerëve të emigracionit.
Sipas BBC-së, Policia kishte marrë një telefonatë nga “një anëtar i personelit mjekësor i cili kishte informuar ata se një pacient, i cili ishte një emigrant i paligjshëm, ishte duke u trajtuar nga spitali”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY