“Nga Puka në Mallakastër rritet agresiviteti i bandave kriminale të dyshes Rama...

“Nga Puka në Mallakastër rritet agresiviteti i bandave kriminale të dyshes Rama – Meta”

78
0
Shares

“Afrimi i datës së zgjedhjeve ka sjellë rritje të agresivitetit të bandave kriminale që janë në shërbim të Ramës dhe Metës”, ka denoncuar sot nënkryetari i PD-së dhe kryetari i këtij grupi parlamentar, Edi Paloka.
Duke injoruar edhe sondazhet, e paguara, sipas Palokës, drejtuesi i PD-së denoncon tentativën ëpr ndryshim me dhunë të vullnetit të qytetarëve.
“E gjithë kjo klimë e frymëzuar direkt nga Rama dhe Meta tregon qartazi se mafia po përdor të gjitha mënyrat kriminale për të mbajtur pushtetin e saj. Por në anën tjetër tërbimi i tyre tregon po aq qartë se çdo ditë e më shumë ata po shohin tu afrohet fundi”, shprehet më tej Paloka, duke apeluar ndaj institucioneve ndërkombëtare. Nënkryetari i PD-së, paralajmëron ndëshkimin nga drejtësia të të implikuarve në aktet e dhunës.

Rastet e denoncuara nga Edi Paloka


Pukë
Mbrëmë janë kërcënuar me jetë familjarët e kryetarit të komunës Gjegjan në Pukë, njëkohësisht kryetar i shtabit të Partisë Demokratike në atë zonë Ndue Cara. Shkak është bërë denoncimi që  Cara i ka bërë pikërisht fenomeneve të shitblerjes së votës, kërcënimeve verbale dhe fizike si edhe presioneve për largimin nga puna që përfaqësuesit e Ramës dhe Metës po kryejnë në atë zonë.


Mallakastër
Mbrëmë në Mallakastër është kërcënuar Gentian Maçaj, anëtar i shtabit të kandidatit të djathtë Agron Kapllanaj.
“Po mbështet Agron Kapllanajn. 1 mijë euro bën një kallëp tritoli dhe të hedhim në ajër….”.
Ky ka qenë mesazhi i bandës së pushtetit që pastaj vazhdon me sharje banale. Ndërkohë policia nuk ka pranuar të marrë kallëzimin me pretekstin se ka kaluar afati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY