Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Braçanj të rrethit të Devollit, ku Zarif Alliu, 44 vjeç, mbeti i vrarë për pazaret e prishura të drogës, grupi hetimor ka arritur të zbardhë rrethanat e krimit, raporton “Panorama”.
David Myrte, 25 vjeç, u arrestua disa orë pas ngjarjes si autor i dyshuar për vrasjen e Alliut. Pas prangosjes, ai ka pranuar krimin dhe ka shfaqur pendesë për atë që kishte ndodhur. Në deklarimin e dhënë për Policinë, David Myrte mësohet të jetë shprehur se nuk ka pasur qëllim ta vrasë 44-vjeçarin.
Dëshmitarët kyç të kësaj ngjarjeje kanë qenë vetë personat e përfshirë në konfliktin e përgjakshëm, shtetasit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi. Kanë qenë dëshmitë kontradiktore të tyre që e çuan Policinë në ngritjen e dyshimeve për fshehjen e së vërtetës.
Ballafaqimi i deklarimeve nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore çoi në zbardhjen e motivit të vërtetë të ngjarjes, si dhe në arrestimin e autorit të vrasjes, David Myrte. Sipas të dhënave, ka qenë 39-vjeçari nga Maliqi, Daniel Tola, i cili nuk mori dëmtime në konfrontimin fizik mes personave që ndodheshin në vendngjarje mbrëmjen e së shtunës, që ka deklaruar në polici jo vetëm emrin e autorit të krimit, por edhe motivet e përleshjes dhe përdorimin e mjeteve të forta rrethanore.
Burime nga grupi hetimor bënë me dije se, fillimisht, Tola është përpjekur të fshehë të vërtetën, por më tej ka treguar gjithçka me detaje. Sipas dëshmisë së 39-vjeçarit, ai bashkë me viktimën, Zarif Alliu, kishin rënë dakord për t’i dorëzuar autorit të krimit, David Myrte, një sasi prej rreth 25 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Më pas, Myrte do ta transportonte drogën ilegalisht drejt Greqisë.
Si ndërmjetës në pazarin për shitblerjen e saj shërbeu Mendar Burnazi. Tola tregon se i gjithë sherri ka nisur sepse Myrte ka refuzuar të bëjë pagesën për blerjen e lëndës narkotike, pasi e kishte marrë në dorëzim atë. “Myrte na qëlloi me mjete të forta dhe u përleshëm. Pas takimit, duke pasur 25 kg drogë me vete, Zarif Alliu, që mbeti viktimë, i ka dorëzuar lëndën narkotike Myrtos dhe në këmbim i ka kërkuar pagesën. Kjo është bërë shkak për nisjen e konfliktit.
Pasi ka marrë sasinë e drogës, David Myrte refuzoi të paguajë shumën e caktuar sipas pazarit që kishin bërë dhe pas kësaj ka nisur konflikti fizik mes tyre”, është shprehur në dëshminë e tij Daniel Tola. Nga hetimi i rrethanave në vendin e ngjarjes provohet që autori i krimit, i cili akuzohet për vrasje me paramendim, të ketë përgatitur dhe realizuar gjithçka në mënyrë të planifikuar.
Gënjeshtra e të plagosurit ndryshon rrjedhën e hetimit. Ç’ndodhi në të vërtetë
UPDATE/ E vërteta e vrasjes në Devoll nuk është ashtu siç kishte deklarauar në Polici Mendar Burnazi, 42 vjeçari banues në Nizhavec të Pogradecit, i cili përveçse mbeti i plagosur në një konflikt të ndodhur një dite me pare në fshatin Braçanj, sot eshte arrestuar nga Policia pasi akuzohet per “deklarim te rreme”.
“Panorama” ka mesuar nga burime brenda grupit hetimor te ngritur per ngjarjen, se viktima nuk ishte emigrant dhe personat e tjere qe e shoqeronin nuk donin te kalonin ilegalisht kufirin sic edhe u raportua me heret.
Mesohet se viktima Zarif Alliu, Mendar Burnazi dhe D.T, ishin takuar me autorin 25-vjecarin David Myrte, per trafik droge, shkruan “Panorama”.
Por mesa duket mosrenia dakort per pazaret e droges ka sjelle edhe perleshjen mes tyre e cila perfundoi me nje jete te humbur.
44 vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit së bashku me Mendar Burnazin, janë gjendur të hedhur në rrugë në gjendje të rëndë dhe më pas janë dërguar menjëherë në spital. Por pas marrjes së ndihmës shëndetësore, 44 vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Arrestohet autori i dyshuar dhe një prej të plagosurve
Sot ne mbremje Policia e Korçës njoftoi se ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Braçanj, një ditë më parë, ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër. Tre emigrantët shqiptarë u sulmuan dhe u goditën me sende të forta dhe më pas u janë marrë sendet personale. Viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur 44 vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit.
Blutë kanë arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, si dhe një prej të dëmtuarve i cili akuzohet për veprën penale: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë të mundur arrestimin e shtetasit David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll.
Ngjarja sipas Policise:
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit :
• Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec,
• D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas- Maliq dhe shtetasin
• Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec.
Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi.
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” si edhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” parashikuar nga nenet 78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/