Akuza e Ramës, Prokuroria kërkoi pafajësi, Gjykata e Lartë gjobë 2 milionë...

Akuza e Ramës, Prokuroria kërkoi pafajësi, Gjykata e Lartë gjobë 2 milionë lekë Edi Palokës

49
0
Shares

Gjykata e Lartë ka dënuar me 200 mijë lekë (të reja) gjobë, Edi Palokën, të akuzuar për shpifje, nga kryeministri Edi Rama.
Një seancë më parë, Prokuroria kërkoi shpalljen të pafajshëm të kreut të grupit parlamentar të PD Edi Paloka. Sipas prokurori Arben Kraja, akuza e shpifjes është shfuqizuar që në  vitin 2012. Po sipas prokurorit, në deklaratat e Palokës është folur për Kryeministrin si institucion dhe jo si emër i përveçëm. Ndërkohë që qëndrimet në këto deklarata, siç tha prokurori, nuk janë qëndrime personale të Edi Palokës por të partisë së tij. Bazuar mbi këtë argumentim, prokurori Kraja deklaroi se nuk ka vepër penale dhe Edi Paloka duhet të shpallet i pafajshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY