Lushnjë, Gjykata vendos “arrest në burg”, për mësuesin përdhunues

Lushnjë, Gjykata vendos “arrest në burg”, për mësuesin përdhunues

53
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka vendosur sot, masën e sigurisë “arrest në burg”, për mësuesin Demir Hoxha, të akuzuar për përdhunimin e nxënëses 2 vjeçare.
Mësuesi 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Divjakës, tre ditë më parë,  pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Sipas policisë, mësohet se ky është denoncuar nga prindërit e një vajze 12-vjeçare e cila i ka treguar nënës së vet se mësuesi abuzonte seksualisht me të. I arrestuari 62-vjeçari është mësues kujdestar i të miturës që ka bërë denoncimin.
Pas kësaj policia ka bërë ndalimin e shtetasin Demir Hoxha, 62 vjeç, banues ne fshatin Zharnec Divjakë, me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare.
Zyrtarish polica bën të ditur se mësuesi Demir Hoxha, “akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me shtetasen e mitur A. K., duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare, ngjarje kjo,e ndodhur në ambientet e kësaj shkolle”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY