Veliaj paralajmëron biznesin e ndërtimit: S’ka leje ndërtimi pa u shitur apartamentet...

Veliaj paralajmëron biznesin e ndërtimit: S’ka leje ndërtimi pa u shitur apartamentet e mbetura bosh

50
0
Shares

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me sipërmarrësit ku foli mbi trajtimin që do t’i rezervojë biznesit. Ai pohoi se nuk do të japë leje ndërtimi pa u shitur apartamentet e mbetura bosh në Tiranë. Ndërsa ministri Ahmetaj njoftoi se në korrik nis konkursi për zonën e lirë ekonomike në Spille, nga e cila do të përfitojë edhe kryeqyteti.
Përveç lavdeve për Erion Veliajn, Arben Ahmetaj i dha atij edhe një lajm. Ministri për Zhvillimin Ekonomik njoftoi se në korrik do të jetë gati konkursi për zonën e lirë ekonomike në Spille, nga e cila do të përfitojnë Tirana dhe Durrësi.
Të dy ishin pjesë e një tryeze me sipërmarrësit ku kandidati i majtë tregoi programin e tij për biznesin.
Firmave të ndërtimit nuk u dha lajme të mira.
Politikën e dhënies së hapësirave me 1 Euro, do ta aplikojë edhe ai.
Veliaj premtoi të ndihmojë sipërmarrësit me 4 paga minimale në vit për çdo punësim të ri në industrinë e lehtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY