Alibeaj: Nuk kanë rrugë dhe shërbime por kanë besim

Alibeaj: Nuk kanë rrugë dhe shërbime por kanë besim

39
0
Shares

“Në sytë e banorëve të Peshtanit pashë shpresë dhe besim se së bashku mund të gjejmë rrugën e duhur të ndryshimit.Fjala kyç në bisedat me ta ishte infrastruktura: Banorët nuk kanë rrugë për të shkuar te parcelat bujqësore, nuk kanë rrugë për të shkuar tek ambulanca, lagjet nuk kanë rrugë të brendshme dhe urë kalimi, ndërsa rruga kryesore që i lidh me zonat e tjera është dëmtuar nga mungesa e mirëmbajtjes. Fjala ime për ta është vëmendja dhe përkushtimi maksimal për zgjidhjen e çdo problemi që i shqetëson”, shkruan në fb, kandidati demokrat për Fierin, Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa një ditë më parë ai ka paraqitur programin e tij për rininë ku ndër të tjera premton përfshirje dhe transparencë nëpërmjet përfaqësimit të tyre në Senatin që do të krijojmë në Bashki. Ja një pjesë e projektit te Alibeaj për të rinjtë:
– Kurora e gjelbër e Fierit do të shndërrohet në parqe sporti e mjedise çlodhëse.
– Më shumë terrene sportive, çdo shkollë do të ketë terrenin e vet sportiv për kohën e lirë të të rinjve, por edhe organizim i veprimtarive sportive për eksplorimin dhe evidentimin e talenteve të reja.
– Kolegj universitar për Fierin, për një nga qytetet më arsimdashëse në vend. Mbështetje për studentët e ekselencës.
– Nxitje e vetëpunësimit të të rinjve duke u vënë në përdorim pasuritë publike të Bashkisë.
– Politika punësimi të të rinjve duke u mbështetur në mekanizmin publik -privat etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY