Amiran Dzanashvilli: Ajola, te zyra që mbikqyr biznesin tim në Shqipëri. Me...

Amiran Dzanashvilli: Ajola, te zyra që mbikqyr biznesin tim në Shqipëri. Me Ramën u takova para dhe pas zgjedhjeve

68
0
Shares

Biznesmeni izraelit, Amiran Dzanashvilli, gjatë një interviste për Top Channel tha se Edi Ramën e ka takuar dy herë, një herë para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe një herë pas zgjedhjeve. Ai shpjegoi se në këto takime ka paraqitur disa projekte të rëndësishme. Dzanashvilli tha se është takuar edhe me Berishën 3-4 herë dhe të birin e tij, Shkelzenin. Këtë të fundit e ka takuar në zyrën e tij për arsye se ishte jurist.
Gjatë bisedës ai deklaroi se në 47 vitet e jetës nuk është ngritur ndonjë akuzë ndaj tij qoftë për pastrim parash, e qoftë për rrjete prostitucioni.
Ai kundërshtoi ta kishte punësuar të shoqen e Erion velisë, Ajola Xoxen në kompaninë e vet por tha se kjo zonjë është pjesë e një kompanie avokatore që kryen transaksionet dhe vrepimet ligjore në emër të kompanisë së tij.
Lidhur me financimin e fushatës elektorale të PS në 2013 në shumën prej 2 milionë euro ai tha se kjo është një shaka e bukur.
Biznesmeni izraelit, Amiran Dzanashvilli tha se nuk ishte thirrur apo pyetur nga prokuroria shqiptare dhe se ishte gati ta ndihmonte atë në hetimet e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY